IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Reporterët pa Kufij: Shqipëria shënon përkeqësim në lirinë e medias për të dytin vit rresht

by IMA Redaksia
2020/04/21
in MEDIA
Reading Time: 2 mins read
A A
Reporterët pa Kufij: Shqipëria shënon përkeqësim në lirinë e medias për të dytin vit rresht

Për të dytin vit rresht, Shqipëria shënoi përkeqësim në renditjen e Reporterëve pa Kufij për lirinë e shtypit duke zbritur me dy pozicione në indeksin global ku u rendit në vendin e 84 nga 180 shtete të marra në studim.

ADVERTISEMENT

Në raport për situatën e medias në Shqipëri thuhet se qeveria shqiptare tentoi të marrë kontrollin mbi mediat.

“Në vitin 2019, qeveria rriti përpjekjet për të marrë kontrollin mbi median me arsyetimin e luftimit të lajmeve të rreme. Në dhjetor, shumica qeverisëse votoi në Parlament një paketë “anti-shpifje” që forcon rregullimin e mediave në internet. Kufizimi i lirive të shprehjes, informacionit dhe shtypit dhe kundërshtimi i praktikës më të mirë ndërkombëtare, të dy ligjet rrezikojnë të rritin censurimin dhe i bëjnë gazetarët më të prekshëm përballë presioneve të qeverisë,”– citohet në raport.

Më tej sqarohet se ligjet u çuan sërish në parlament pavarësisht vetos së Presidentit, por u vendosën përballë kritikave të shtatë organizatave për lirinë e shtypit duke përfshirë edhe Reporterët pa Kufij.

Renditja e Shqipërisë që nga viti 2013:

Vëmendje ka marrë edhe situata e medias dhe raportimit të gazetarëve gjatë ngjarjes së tërmetit.

“Viti 2019 gjithashtu u shënua nga abuzimi i një situate krize për hir të frenimit të lirisë së shtypit. Në kontekstin e tërmetit shkatërrues, dy gazetarë dhe një aktiviste u arrestuan për përhapjen e “lajmeve të rreme” dhe “shkaktimit të panikut”, ndërsa media online kritike për veprimet e qeverisë u mbyllën nga organet qeveritare”, shkruhet më tej në raport.

ADVERTISEMENT

Me përhapjen e virusit Korona, thirrja e Kryeministrit Rama ndaj qytetarëve për t’u ruajtur nga media, është një pikë e cila është parë me shqetësim nga organizata Reporterët pa Kufij.

 “Ndërsa shpërtheu kriza e koronavirusit në Mars të vitit 2020, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mbrohen kundër, ndër të tjerash, mediat. Sulmet fizike dhe rastet e shpifjeve të ngritura gjithnjë e më shumë nga zyrtarët kundër gazetarëve vazhdojnë të ruajnë klimën e pasigurisë dhe frikësimit”.

Sipas raportit, vendi ynë cilësohet si një shtet që synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian por nuk arrin dot të zgjidhë dhe te sanksionojë raste të ndryshme të sulmeve fizike dhe kërcënimeve serioze ndaj gazetarëve.

Renditja e vendeve të Ballkanit Perëndimor:

Source: Citiziens Channel
Tags: Liria e MediasLiria e Shtypitreporteret pa kufijReporters Without BordersRWBShqiperia
Previous Post

“Më ftove dëshmitar në martesë, sot mungoj në mortin tënd”, dedikimi prekës Zija Çela, kushtuar aktorit të ndjerë Rikard Ljarja

Next Post

Komisioni i Ligjeve dakortësohet për shtyrjen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Next Post
Komisioni i Ligjeve dakortësohet për shtyrjen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore

Komisioni i Ligjeve dakortësohet për shtyrjen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore

SYRI TV shtohet në listën e kanaleve të platformës Tibo Tv

SYRI TV shtohet në listën e kanaleve të platformës Tibo Tv

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA