Keçisti i njohur Rey Myserio – emri i vërtetë Oscar Gutierrez Rubio – do të jetë protagonist në serialin e dedikuar për Cartoon Network të Amerikës Latine, me titull Rey Mysterio.
Lajmi është bërë i ditur gjatë eventit Cartoon Network Day at the 2020 PixelAtl Festival, nga stafi realizues i ¡Viva Calavera!

Duke folur në panelin e festivalit, Mysterio tha, ‘Pas 35 vitesh karrierë dhe arritjeve të shumta, ende më mungonte diçka. Gjithmonë kam dashur një serial të animuar me karakterin e Rey Mysterio dhe kur Hermanos Calavera më paraqiti idenë e tyre, unë menjëherë u magjepsa’.
Ndërsa seriali është ende në zhvillim, aktualisht nuk ka asnjë datë zyrtare të premirës./IMAlbania.com








