Tridhjetë vjet nga transmetimi i episodit të parë, janë gati të rikthehen në ekran kampionët e Japonisë Holly dhe Benji.
Seriali legjendar i viteve ’80-’90, mjaft popullor edhe në Shqipëri, me dy protagonistët kryesor, së bashku me të gjitha personazhet e tjera në serial, do të jenë pjesë e aventurave të reja dhe sfidave emocionuese.
Me rastin e Kampionatit Botëror Rusi 2018, producenti i serialit të animuar japonez, Yoichi Takahashi ka njoftuar se tashmë puna ka filluar për krijimin e kapitujve të rinj që do të shfaqen pas dy vitesh në televizionet e të gjithë botës.