Rikthehet sërish në transmetim kanali italian “Babel TV”, pas një ndërprerje relativisht të gjatë, prej disa muajsh. Seriale, emisione, dokumentar e filma të shumë shteteve të ndryshme, të cilat u janë dedikuar teleshikuesve multietnik në Itali!
“Babel TV” ka transmetuar edhe në gjuhën shqipe, për të gjithë shqiptarët në shtetin italian. Programe të platformës “Tring” kanë ardhur ekskluzivisht në “Babel”, si “Apartamenti 2XL”. Gjithashtu në këtë ekran është transmetuar edhe sezoni i parë i super serialit turk “Sulejmani i Madhërishëm”. “Babel TV” starton nga fillimi i muajit nëntor, falas në dixhitalin tokësor italian.
IMA / S. Dema








