Rikthehet në media Muhamed Veliu!

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Gazetari i njohur Muhamed Veliu, i cili u be i njohur prej vitesh ne Top Channel si korrespondent i Britanise se Madhe dhe me pas si gazetar i zhvillimeve politike në kete televizion do i rikthehet serish medias pas nje shkeputjeje 15 mujore.

Lajmin e ka dhene vete gazetari nepermjet nje statusi ne faqen e tij personale ne Facebook ku ka bere publik edhe televizionin e ri ku do te drejtohet:

Pas një shkëputje 15 mujore nga gazetaria aktive, nga sot për mua nis një kapitull i ri shumë i rëndësishëm.
Me është besuar dhe kam pranuar të drejtoj departamentin e informacionit në Report TV.
Një sfidë e re, që mbart përgjegjësi të mëdha, për ta çuar përpara punën e deritanishme plot përkushtim të kolegëve në Tiranë dhe korrespondentëve në rrethe të kësaj redaksie.
TË SHPEJTË NË LAJMIN E FUNDIT, TË SAKTË, TË VËRTETË DHE TË DREJTË.
Kjo do të jetë filozofia e punës time në këtë redaksi, duke bashkëpunuar ngushtësisht sëbashku si një ekip i vetëm, në shërbim të informimit të audiencës së Report TV.
Siç edhe ikona televizive e CNN Christiane Amanpour ka thënë: “Besoj se të bësh gazetari të mirë, po ashtu televizion të mirë kjo do ta bëjë botën një vend më të mirë”, jemi të vendosur të gjithë bashkë me Albën, Carlon, ekipin e Report TV dhe gazetës Shqiptarja.com të vazhdojmë të bëjmë gazetari të mirë.- ka perfunduar Veliu.

Pas largimit nga media ai ishte drejtues i Mardhenieve me Publikun prane Ministrise se Financave dhe po ne te njejtin pozicion ne nje shoqate ekonomike.

Por edhe pse nuk ishte ne brendesi te medias, Veliu ka qene pjese e saj si i ftuar per te dhene opinione dhe analiza./IMA/

Artikulli paraprakSot në serialet e Tring – 4 Shtator 2017
Artikulli tjetërAktori konfirmon thashethemet për largimin nga ‘Portokalli’