IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Robert Ndrenika në gjendje të rëndë shëndetësore, shtyhet shfaqja teatrale

by IMA Redaksia
2017/02/01
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Robert Ndrenika në gjendje të rëndë shëndetësore, shtyhet shfaqja teatrale

Gjendja shëndetësore e Robert Ndrenikës dhe Arben Derhemit ka bërë që shfaqja “Mendohu Xhakomino” me regji të Milto Kutalit dhe pjesëmarrje të veçantë të Robert Ndrenikës do të shtyhet në datën 8 Shkurt.
Teatri i ka kërkuar ndjesë gjithë publikut që ka prenotuar bileta dhe ju premton se do të respektohen të gjithë. Biletat e prera për ditët: e premte, e shtunë, e diel (datë 3, 4, 5 Shkurt) janë të vlefshme respektivisht për ditët e javës së ardhshme (date10, 11, 12 Shkurt). Shkak i kësaj shtyrjeje janë shkaqe shëndetsore të aktorit të njohur, mjeshtrit të skenës, Robert Ndrenika dhe disa aktorë të tjerë të kastit të shfaqjes.

ADVERTISEMENT

“Ne jemi të gjithë shumë të angazhuar dhe shumë të investuar në këtë projekt. Kemi treguar që nga fillimi i vitit 2016, se edhe në projekte të tjera të ngjashme si me shfaqjen ‘Tre dhëndurët’ ku interpretoi Hajrie Rondo se investimi ynë kryesor është tek NJERIU, është tek figurat të cilat kanë dhënë një kontribut shumë të gjatë në teatër dhe kinematografinë tonë, po aq edhe në talentet e reja”, tha Jonida Beqo, drejtoresha e Qendrës Kulturore Tirana, (Teatri Metropol). Ajo shtoi se beson që Ndrenika apo kushdo tjetër e meriton dy apo tre ditë mirëkuptimin si nga publiku, ashtu dhe nga institucioni, që të jetë në formën e vetë më të mirë, për punën e mirë që ka bërë.

“Unë si përfaqësuese kryesore e institucionit, do t’iu kërkoj mirëkuptim të gjithë atyre që kanë prerë biletat, se ne do ti respektojmë të gjitha prenotimet që janë bërë dhe ato të spostohen në javën në vijim, përkatësisht ata që kanë blerë biletën për të premten do të shohin shfaqjen të premten që vjen. Pra, premiera nuk do jetë në datën 2 shkurt sikurse ne e kishim lançuar por do të jetë në datën 8 shkurt, për t’i dhënë kështu mundësi jo vetëm Ndrenika por edhe disa aktorëve të tjerëve të stafit”- u shpreh Beqo.

ADVERTISEMENT

“MENDOHU XHAKOMINO” Problematika e shoqërive të ngurta, të kompleksuara, nënshtruarar nga konvencat provincialiste, reflektojnë konstanten themelore, që përshkon veprën e Pirandelos “Mendohu Xhakomino”. “Individi dhe të drejtat e tij themelore, qëndrojnë në pozita të brishta përballë mentalitetit të ngurtë, që reflekton mjedisi social, pjesë integrale e të cilit është çdo njëri prej nesh. Familja duhet mbrojtur me çdo kusht! Nëse mbrojmë familjen, kemi mbrojtur vetë jetën, emancipojmë shoqërinë ku jetojmë, zhvillojmë kushte më perfekte për të ardhmen e brazave” tha regjisori.

Vepra e njohur e nobelistit Luixhi Pirandelos “Mendohu Xhakomino” vjen për herë të parë në Shqipëri, në sallën “Çehov” datë 8 shkurt, ora 19:00. “Ne ishim shumë të dëshiruar dhe të përgatitur shumë shpirtërisht, që shfaqja të ishte të enjten në datën 2 shkurt, ora 19:00, megjithatë ne I kemi bërë të gjitha gjërat gati, por profesorit të nderuar, i është rikthyer sërish temperatura dhe gripi, nga mbrëmë në darkë, duke e bërë të pamundur edhe daljen sot në konferencë për shtyp”-tha regjisori Milto Kutali dje.

“Mendohu Xhakomino” është një vepër e shkruar në 1917, aktuale dhe gjithëpërfshirëse edhe në ditët e sotme, duke pasur ngjashmëri me aktualitetin shqiptare. Eshtë një vepër që flet për humanizmin njerëzor, për të cilin mjedisi shqiptar ka aq shumë nevojë. Pamundësia, paradokset ekzistenciale të individit, rolet e dyfishta, kriza e identitetit, etj, janë tematika që trajtohen në këtë vepër. Vepra është e ndarë në tre akte dhe ngjarjet zhvillohen përkatësisht në një korridor gjimnazi, pas orës së mësimit.

“Mund ta shohësh si vepër lirike, pasi Pirandelo i cilëson komedi veprat e tij, nga ndërtimi i disa karaktereve, të cilët shprehin natyrshmërinë e njerëzve të thjeshtë, provokojnë të qeshurën dhe kanë një lloj humori të begatë në vepër. Profesor Toti është një njeri shumë fin, i cili, vë në lojë gjithë këtë shoqëri, e cila duket sikur bën për njeriun, por në fakt nuk bën asgjë”- shprehet regjisori Milto Kutali.

“Me shume sinqeritet dua të them se respekti dhe kujdesi që është treguar ndaj këtij projekti artistik, ku përben një nga momentet më të rëndësishme dhe të jetës sime. Kam pasur shumë dëshurë që Robert Ndrenikën ta kisha në shfaqje që në vitin 1990, kohë kur sapo kisha mbaruar studimet dhe kisha paraqitur veprën “Ana Kristi” të një nobelisti amerikan. Pas 26 vitesh edhe më shumë unë pata rastin te gjej një bashkëpunim me një aktor të këtij kalibri si artisti i nderuar, Robert Ndrenika apo edhe e gjithë pjesa tjetër e kastit”, shpjegon më tej regjisori.

Source: GSH
Tags: Robert Ndrenika
Previous Post

Lori Hoxha: Nuk ka krizë në Top Channel! | VIDEO

Next Post

Edhe Turqia “dorëzohet” përballë “Sarasvatiçandra”

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Edhe Turqia “dorëzohet” përballë “Sarasvatiçandra”

Edhe Turqia "dorëzohet" përballë "Sarasvatiçandra"

Ndryshon struktura e RTSH, frikë mes punonjësve për ikjen nga puna

Ndryshon struktura e RTSH, frikë mes punonjësve për ikjen nga puna

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA