Mesa duket gjakrat janë nxehur kohët e fundit në Dance With Me! Disa orë para fillimit të spektaklit, Roza ka postuar në profilin e saj në Instagram, një screenshot, në të cilën gjendej mesazhi sipas saj I një kolegeje, teksa e vlersonte për performancat e saj në DWM. Ky screenshot në fakt nuk ishte drejtuar për publikun po për Robert Aliajn, anëtar I spektaklit të kërcimit në TV Klan, I cili sipas saj e ka nënvlersuar shpesh Rozën.
“Dhe kete sms ta publikoj ty @robertdragot qe me thua ne skenen e Dance With Me “S’lexohesh dot, nuk je origjinale, nuk je vetevetja”! Robert please! Google pak punet e mia! Emisionet e mia! Njihu me mua pertej manikyrit shumengjyresh te thonjve te tu!” e shoqeron ajo postimin.
IMA/ J.Kasaj