Infektimet me koronavirus nuk ndalen në Maltë: pas 135 rasteve midis të Shtunës dhe të Dielës, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 69 raste të tjera pozitive. Qeveria, pas një mbledhje emergjente, të hënën në mëngjes nisi një listë të masave: mbylljen e bareve dhe klubeve të natës, detyrimi për të mbajtur maskë në të gjitha vendet publike të mbyllura, ndalimi i festave në anije, pritjet e dasmave lejohen vetëm nëse pjesëmarrësit janë ulur.
Mjekët maltezë mirëpritën rregullat e reja, por paralajmëruan se ishulli rrezikon një bllokadë të dytë të pjesshme nëse masat nuk zbatohen si duhet.
Burimi tgcom24







