Ngadalësimi i prodhimit industrial, i shkaktuar nga pandemia Covid-19, nuk e ka ndaluar rritjen rekord të përqendrimeve të CO2, gazit kryesor serrë që vazhdon në atmosferë. Është ky konkluzioni i Organizatës Botërore Meteorologjike të Kombeve të bashkuara.
Sipas buletinit vjetor të agjencisë së Kombeve të Bashkuara, përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë u rrit ndjeshëm në 2019-n dhe rritja vazhdoi në 2020-n.
“Gjatë periudhës së recesionit më të madh ekonomik, emetimet globale ditore të CO2 ranë deri në 17%, për shkak të bllokimit,” thuhet në deklaratën e agjencisë.