Më 29 prill 1960, 61 vjet më parë, nga një godinë e thjeshtë e Tiranës nisi transmetimi i parë televiziv në Shqipëri. Ajo ishte ndër të paktat vende në botë ku kishte nisur era televizive.
Programi i parë ishte një film për fëmijë, më pas një dokumentar, një koncert dhe një film.
RTSH sot, është një platformë e gjallë me 16 kanale televizivë, 11 stacione radiosh, një portal me 7 faqe web, një kanal në Youtube dhe llogari me mijëra ndjekës në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.
Nga 2017, RTSH ishte i pari që solli risinë teknologjike më të madhe të kohës, aplikacionin RTSH TANI, që ju mundëson të gjithëve ta ndiqni në të gjithë botën me telefon të zgjuar apo tablete.
RTSH, është media më e përkushtuar ndaj standarteve më të larta për të informuar, edukuar dhe argëtuar publikun e të gjitha moshave dhe grupeve të shoqërisë, përfshirë dhe pakicat kombëtare.
RTSH është pjesë e familjes evropiane si anëtare e transmetuesve, EBU.
“Sot është 61 vjetori i televizionit shqiptar. Çdo ditë rritet, forcohet, rinohet. Gëzuar 61 vjetorin!” shkruajti me këtë rast drejtori i Përgjithshëm i RTSH Thoma Gëllçi në rrjetet sociale.
https://www.youtube.com/watch?v=FRMp-p6dVNw
RTSH, ju falenderon që #sëbashku na keni bërë (Qershor 2020) median më të besueshme në Shqipëri.








