Aplikacioni OTT i Radio Televizionit Shqiptar vjen me një shërbim të ri për përdoruesit.
Versioni i ri i RTSH Tani, i lëshuar në shitoret mobile, përpos kanaleve të paketës së RTSH dhe kanaleve online, ofron tani edhe opsionin VOD. Falë kësaj teknologjie mund të shihen përmbajtje të caktuara në çdo moment. Një videotekë në duart tona që mund ta kemi kudo nëpërmjet lidhjes së internetit.
Deri tani pjesë e VOD në RTSH Tani janë filmat shqiptarë në vite si edhe disa produksione të viteve të fundit.