Ashtu si edhe në Itali me RAI, edhe kanali kryesor i Radio Televizionit Publik Shqiptar ka patur audiencën më të madhe gjatë mbrëmjes së djeshme në Shqipëri.
Nga ekstraketet e interesit në Google, raportohet se RTSH ka qënë televizioni më i ndjekur i mbrëmjes ndër kanalet kombëtare të vendit me ndeshjen Itali-Shqipëri në prime time ashtu si tregohet edhe nga shiriti jeshil. Kulmi i audiencës për TV Publik ka arritur në 20.46 me fillimin e ndeshjes.
TV Klan me shiritin e kuq, rankohet i dyti për nga interesi i shikuesëve, me emisionin Zonë e Lirë nga Arjan Çani. Top Channel me shiritin blu, raportohet i treti më i shikuari me betejat e fundit në The Voice, ndërsa Vizion Plus i katërti me programin Kapital dhe Oktapod siç tregohet me shiritin portokalli./imalbania.com/