IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Rusia ka mbi 2.300 kanale televizive

by Niko Lako
2016/03/25
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Rusia ka mbi 2.300 kanale televizive

Tregu mediave televizive në Rusi në fund të vitit 2015 numëroi mbi 2300 kanale televizive që operojnë në vend. Gazprom Media, VGTRK dhe National Media Group janë kompanitë më të mëdha mediatike.

ADVERTISEMENT

Sipas raportit të ri të Observatorit Audiovizual Europian, në total janë identifikuar 2370 kanale televizive që operojnë/transmetojnë në Rusi. Nga këto, të paktën 520 janë transmetues rajonalë të rrjeteve kombëtare, më të madha e të cilëve (me mbi 50 partnerët rajonalë secili) janë REN TV, TNT, Rossiya 1, CTC, and Rossiya 24.

Mbi 80% e kanaleve ruse janë në duart e kompanive private, 13% janë në pronësi të shtetit, dhe 5% kanë pronësi aksionere (disa prej aksioneve të tyre zotërohen nga autoritetet kombëtare ose rajonale). Në fillim të vitit 2016, kompanitë më të mëdha të medias, që zotërojnë numrin më të madh të kanaleve, ishin Gazprom Media (me një total prej më shumë se 50 kanale, duke përfshirë Red Media and ProfMedia holdings), VGTRK (me 30 kanale me pronësi të plotë ose aksionerë, ku bëjnë pjesë kanale televizive rajonale dhe disa radio), dhe National Media Group (me 25 kanale, ku përfshihet Discovery Communications dhe Turner Broadcasting Systems).

RussiaTVchannels

Një e treta e kanaleve televizive që operojnë në Rusi në fundin e vitit 2015 ishin kanale gjeneraliste rajonale (me transmetim e lajmeve lokale dhe programet e tyre argëtuese, si dhe përmbajtje të blera në mënyrë të pavarur). Kanalet muzikore, argëtuese dhe lifestyle përbëjnë 21% të programacionit aktual të operatorëve televiziv rus. Grupi i tretë më i rëndësishëm janë kanalet që transmetojnë filma dhe seriale. Vlen të përmendet se kanalet kombëtare me përmbajtje generaliste, si Channel One, Rossiya 1, NTV, Peterburg – 5 kanal, REN TV, dhe TV Centre mbulojnë vetëm 3% të audiencës.

Një pjesë e vogël e kanaleve të studiuar (60 – 8% në total) janë HD dhe bëjnë pjesë në platformat falas dhe me pagesë. Ndërkohë, ka një total prej 121 kanale HD në database-in e Observatorit MAVISE, që do të thotë gjysma e tyre nuk kanë versionet standarde të qasshme për shikuesit e TV analog. Shumica dërrmuese e kanaleve HD (97 nga 121) dhe kanalet 3D (5 nga 6) janë kanale me pagesë.

Në përgjithësi, më shumë se gjysma e të gjithë kanaleve të disponueshëm në Rusi janë kanale me pagesë, dhe një pjesë e madhe e kanaleve free-to-air ofrohen nga kompanitë rajonale televizive dhe kompanitë radiofonike. Për këtë arsye, në çdo rajon të vendit shikuesve u duhet të paguajë për të parë shumicën e kanaleve televizive.

Pay-TV në tregun mediatik rus: mbi 2/3 e familjeve ruse abonentë në pay-TV në 2014 në platformat TV digital dhe IPTV.

Raporti thekson se 68% e familjeve kanë pasur një abonim në Pay-TV në vitin 2014, 8% më shumë se një vit më parë. Numëri më i madh i abonentëve është parë në rrethet qendrore dhe veriperëndimore (respektivisht 80% dhe 77%). Ndërkohë, një rritje më të shpejtë të numërit të abonentëve janë vërejtur në Siberi (+15%), në Rusinë Qendrore dhe në Qarkun Federal Jugor (+14%), si dhe në Lindjen e Largët të Rusisë (+13%).

RussiaPayTVby_federal_disctrict

Numri total i abonentëve pay-TV në Rusi arriti në 37.7 milionë në vitin 2014, bazuar në raportin vjetor. Megjithatë, këto të dhëna nuk llogarisin faktin se një familje mund të ketë disa abonime. Vlera e tregut pay-TV në vitin 2014 është vlerësuar me 61.2 miliardë RUB.

Zhvillimi i tregut nga numëri i abonentëve ka rënë gradualisht (për shkak të ngopjes së tregut): në vitin 2014, tregu u rrit me 7-8%, ndërkohë që ky tregues ka qenë më parë në shifër të dyfishtë. Televizioni Satelitor është lider në tregun mediatik, por ka pasur një ngecje të dukshme në segmentin e kabllorit pay-TV në Rusi.

Tendenca kryesore shërbimeve pay-TV pas disa viteve do të ketë një rritje të bazuar në abonimet në segmentin TV dixhital dhe në IPTV. Rritja do të jetë e moderuar, megjithëse normat e rritjes mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme mes operatorëve individualë. Modernizimi i rëndësishëm i rrjetit i vërejtur gjatë dy-tre viteve të fundit nuk pritet të vazhdojë, për shkak të vështirësive financiare dhe ekonomike në treg.

Zhvillimi i shpejtë i shërbimit VoD në tregun rus: më shumë se 40 VoD shërbime aktive në fund të vitit 2015 dhe dominimi i modeleve të biznesit të transaksionit dhe të abonimit.

Që nga viti 2011, në tregun rus VoD ka përjetuar rritje të shpejtë, e cila është karakterizuar nga një rritje e numrit të shërbimeve dhe pasurimi i katalogëve të tyre, si edhe numri i platformave nëpërmjet të cilës VoD mund të aksesohet.

RussiaVODservices

Sipas një analize të Observatorit  Audiovizual Europian bazuar në database-in e MAVISE, deri në fundin e vitit 2015 kanë qenë më shumë se 40 shërbimet VOD në dispozicion në Rusi, pa përfshirë shërbimet online të rrjeteve televizive apo portalet e dedikuara produksioneve të filmave dhe programeve televizive.

Lider në aspektin e numrit të përdoruesve është ivi.ru (rreth 38 milionë shikues); ky shërbim ka deri në 200.000 shikime në muaj mesatarisht, e cila është dhjetë herë më shumë se konkurrentët e saj më të afërt. Ndërkohë, Okko, me shërbimet e tij me pagesë, udhëheq tregun në aspektin e përfitimeve, me 630 milionë RUB në gjysmën e parë të 2015.

RussiaOTTplayers

Hyrja në tregun rus e shërbimeve VOD nuk ka sjellë në ndryshime të rëndësishme: në fund të vitit 2012, iTunes dhe Google Play nisën shërbimin në Rusi, të ndjekur në vitin 2013 nga Amediateka, distributor zyrtar i përmbajtjeve të HBO, dhe disa prodhuesve të tjerë kryesorë ndërkombëtarë; gjigandi ndërkombëtar Netflix hyrë në tregun rus në janar 2016 (audiencës ruse fillimisht është duke i’u ofruar një bibliotekë e kufizuar e përmbajtjeve). Megjithatë, nuk pritet që liderët vendas (ivi.ru, Megogo.net, Okko, dhe Tvigle.ru) do të jenë të rrezikuar pjesën e tregut që zotërojnë nga këta konkurrentë të huaj.

Shërbimi VOD është ende në rritje, dhe zhvillimi i tij po rritet më shpejt se segmente të tjera të industrisë audiovizuale. Në të ardhmen mund të paraqitet një tjetër situatë kompetitive më të egër midis operatorëve të sektorit.


 

ADVERTISEMENT

The report is available as a free download from the European Audiovisual Observatory.

 

Previous Post

Top Channel zëvendëson Arta Tozaj me Fatos Mahmutaj

Next Post

Kur “vegla” e mashkullit është peneli i një piktori! | VIDEO

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Kur “vegla” e mashkullit është peneli i një piktori! | VIDEO

Kur "vegla" e mashkullit është peneli i një piktori! | VIDEO

PornHub tashmë edhe në Virtual Reality | VIDEO

PornHub tashmë edhe në Virtual Reality | VIDEO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA