Të dy ata nuk janë më pjesë të “Për’puthen”, megjithatë ende janë në qendër të vëmendjes në rrjete sociale. Po flasim për Erlind Kapllanin dhe Ana Kaurin, ish-konkurrentë të programit të dashurisë. Dy emra këto që nuk kanë qëndruar shumë afër, pasi mes tyre nuk lindi ndonjë ndjenjë në emision.
Erlindi, përmes një bashkëbisedimi në Instastory me ndjekësit, në fakt na ka treguar konsideratën e saj për bukuroshen brune.
“E di sa do shkoje ti me atë Anën e dytë për zotin,” i shkruajnë ish-konkurrentit.
“Ana Kauri është shumë simpatike, shumë sharmante dhe e zgjuar por siç është edhe ajo shprehja o Berat ç’e pate fat, se dimë kush do e ketë fatin e madh ta ketë partnere mistrecen,” është përgjigjur ish-konkurrenti.
Kujtojmë se Erlindi vendosi të largohej vetë nga programi pak kohë më parë, duke paralajmëruar se do fliste më vonë për çdo të pathënë.