Seriali më i klikuar në Netflix premierë në Klan

Për të gjithë adhuruesit e Neflix, ka një lajm të mirë. Seriali numër një, më i klikuari në “Netflix”, vjen për herë të parë në televizion, gjuetia për njeriun më të pasur në botë në vitet 80-të, 90-të, jeta e vërtetë e Pablo Escobar.

Krijimi i perandorisë më të madhe të drogës dhe krimit, një super prodhim i jashtëzakonshëm, një fenomen televiziv, shumë shpejt do të nisë transmetimin në Tv Klan.

Fitues i dhjetëra çmimeve me shifra rekord shikueshmërie, “Narcos” (Trafikantët) nis nga data 13 janar, çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë ora 21:00, premierë ekskluzive në Tv Klan.