IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Serie A fillon transmetimin në OverSport dhe TIBO!

Emocionet e Serie A 2021-2024 si kurrë më parë në Oversport dhe TIBO, edhe në formatin 4K.

by IMA Redaksia
2021/08/21
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Serie A fillon transmetimin në OverSport dhe TIBO!

Duke nisur nga sot, “OVERSPORT”, platforma e dedikuar tërësisht sportit, sjell në TIBO, për të pasionuarit e futbollit, kampionatin italian “Serie-A” ekskluzivisht për Shqipëri dhe Kosovë.

ADVERTISEMENT

Çdo javë të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në kanalet OVERSPORT në paketat e abonimeve TIBO në formatin IPTV/OTT. Inter, Milan, Juventus, Roma, Lazio dhe shumë të tjera do t’i ndiqni edhe në formatin 4K vetëm me kanalet OVERSPORT, në platformën më inovative, TIBO në Shqipëri dhe Kosovë.

Nën drejtimin e Alban Xhihanit, Oversport  sjell për ju ekipin më të mirë të komentatorëve sportivë dhe specialistëve të futbollit. Alban Xhihani, me mbi 20 vite eksperiencë me komentet e ndeshjeve, finalet e kupave dhe drejtimet e emisioneve sportive në Digitalb dhe Supersport tashmë bëhet pjesë e rëndësishme e OVERSPORT. Zëri që ndër vite na ka treguar për ndeshjet dhe historitë e futbollit dhe na ka emocionuar në disa raste deri në atë pikë sa kemi derdhur lot, i është bashkuar skuadrës OVERSPORT si Drejtor i Departamentit të sportit.

Sot nis rrugëtimi televiziv-sportiv edhe për volejbollisten Cindy Marina, e cila do të raportojë live nga stadiumet me intervista ekskluzive në fushë. Cindy, e cila njihet nga shqiptarët si fituese e Miss Universe Albania 2019, ka ndihmuar në themelimin e skuadrës kombëtare të volejbollit shqiptar si dhe ka marrë pjesë në ndeshjet e volejbollit të konferencës PAC12. Cindy personifikon panterën e Oversport. Atletike dhe ikonike, ajo vjen nga Los Angeles si ambasadorja Oversport për të gjithë qytetarët shqiptarë nëpër botë.

OVERSPORT, do të transmetojë në vijim edhe evente të tjera sportive si Liga Skoceze e Futbollit Profesionist për sezonet 2022-2025, kampionatet evropiane të volejbollit për femra dhe meshkuj 2021-2025, eSerieA TIM dhe plot kampionate dhe konkurse të tjera sportive.

Oferta e re OVERSPORT ka si qëllim të jetë e aksesueshme për këdo, nga të gjitha gjeneratat dhe territoret.

OVERSPORT e gjeni lehtësisht si aplikacion në çdo smartphone (GOOGLE APP dhe APPSTORE) kudo që të jeni. Përmes aplikacioneve kjo platformë, premton shumë më tepër se sa thjesht ndeshjet “Live!” pasi përmban një portal lajmesh që mbulon me informacione të gjitha eventet sportive si dhe modulin ku përcjell të gjitha rezultatet e ndeshjeve – LIVE.

Përcjellja e gjithë kësaj risie, vjen në sajë të partneritetit të ngushtë teknologjik që OVERSPORT ka lidhur me TIBO. Kanalet e “OVERSPORT” do të ndiqen ekskluzivisht përmes internetit në platformën shqiptare të televizionit “TIBO”. Platforma më e madhe IPTV/OTT mbarëshqiptare, TIBO, përfaqëson formatin më të arritur të transmetimit të TV dhe është e aksesueshme në çdo pajisje Smart TV dhe Smartphone në çdo cep të globit.

ADVERTISEMENT

“TIBO” ka shtuar ndjeshëm programacionin me 25 kanale origjinale për filma e dokumentarë, ndërsa së fundmi ka shtrirë transmetime edhe në radio “TIBO Radio”, 101.6 FM e cila do të sjellë gjithashtu komentimin “Live!” të ndeshjeve të “Serie-A”.

“Me këtë partneritet, TIBO nis një kapitull të ri të mrekullueshëm, ku na presin risi e investime të tjera në përmbajtjen e platformës tonë”, – thotë Adnand Mahmuti, presidenti i grupit TIBO. Ai shton më tej se “ndër vite kemi hasur një mori me sfida e pengesa, të cilat ne i kemi kaluar të gjithë së bashku si një familje e madhe duke u mbështetur në ëndrrat dhe vizionet që na kanë bërë ne platformën televizive më të dashur të shqiptarëve kudo! Me shikimin tonë gjithnjë përpara do punojmë që të sjellim tek të gjithë abonentët TIBO ekselencën që ata meritojnë!”

Pra, përpara na pret një sezon i zjarrtë i kampionatit italian të futbollit, i cili do mund të shijohet nga të gjithë shqiptarët si rrallë herë më parë!

Mëso më shumë në www.tibo.tv   www.oversport.tv

Previous Post

Publikohet fotoja e parë e Marina Vjollcës me barkun e rrumbullakosur, moderatorja seksi së shpejti nënë

Next Post

Amaneti – 23.08.2021 | Seherin dhe Jamanin i pret një kurth

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Amaneti – 23.08.2021 | Seherin dhe Jamanin i pret një kurth

Amaneti - 23.08.2021 | Seherin dhe Jamanin i pret një kurth

Rekord rastesh me COVID-19 dhe 2 jetë të humbura

Rekord rastesh me COVID-19 dhe 2 jetë të humbura

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA