Pas një ndërprerje relativisht të gjatë të transmetimit të serialit turk “Fatmagyl”, ekrani i “Albanian Screen” starton seritë e reja të këtij seriali relativisht të ndjekur në këtë televizion.

Kësaj radhe “Fatmagyl” do të transmetohet në prime time, çdo të hënë e të mërkurë, në orën 21:00. Ky orar ka mbetur bosh pas largimit të Aleksandër Furxhi me programin e tij “Prizëm”, kështu që “AS” për të mbuluar këtë orar të lakmuar ka menduar të sjell “Fatmagyl”.

“Fatmagyl” është një serial i cili në qendër ka një vajzë të re, të cilën jeta e ka përballur me probleme që në vegjëli, atëherë kur tragjikisht i vdesin edhe prindërit. E mbetur jetime ajo më vonë përdhunohet nga një grup shokësh, të cilët ia kthejnë në ferr jetën e saj… Për të ndjekur historitë e radhës të “Fatmagyl”, ndiqeni çdo të hënë e të martë në prime time në “AS”.

IMA / S. Dema