Sezoni i ri televiziv sapo ka filluar dhe përpos kanaleve kombëtare gjeneraliste në garë për të ofruar më të mirën janë edhe platformat televizive.
Platforma OTT Tibo këtë sezon ka menduar të pasurojë ofertën e saj me programe të reja që do të vijnë ekskluzivisht në transmetimet e kanaleve tematike origjinale.
TIBO ka menduar të sjellë një programacion argëtues me në fokus të gjithë familjen duke përfshië të gjitha target moshat.
Këtë vjeshtë mes të tjerash do të mund të ndjekim filmat si “Sushi Girl”, “Bad Blood”, “Zapped”, “Wedding Bells” dhe shumë tituj të tjerë në kanalet dedikuar filmave. Po kështu nuk do të mungojnë as serialet si “Agent Carter” apo “American Crime Story”.
Dokumentarët do të vijnë me premierat si “Wild South America”, “Royal Secrets”, “L’Egypte de Grand Pharaons”.
Po kështu një kujdes i veçantë është treguar edhe për fëmijët me serialet si “Miraculous” dhe “Vampirinia”.
Këto janë disa prej titujve që TIBO ka publikuar zyrtarisht për këtë fillim sezoni televiziv 2021.








