Për herë të parë një produksion i përmasave të mëdha vjen në Digitalb, në ekranin e T HD.
Sfida është formati më i ri ku do të shohim bukuroshen Ilda Bejleri jashtë kornizës sportive të Supersport, ku sëbashku me Denard Xhillari do të jenë dy prezantuesit e një prej risive të sezonit televiziv pay-per-view. Një game show me producent Rezart Agën dhe protagonist disa nga personazhet më të njohur të botës artit dhe televizionit.
Në 10 javë, personazhet e përzgjedhur të ndarë në dy grupe do të përballen me njëri-tjetrin me numra shpejtësie, bashkëpunimi dhe guximi që do t’i dhurojnë publikut momente të paimagjinuara dhe në situata të papritura plot humor e argëtim. Më të mirët do të shpallen edhe fitues të çmimit të madh final.
Duke filluar nga data 5 mars, në orën 20.30, në kanalin T HD.








