Një përplasje midis tre pacientëve dhe katër mjekëve ka ndodhur në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, gjatë së Shtunës ku kanë mbetur të plagosur shtatë persona.
Mediat Kosovare raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren gjatë mbrëmjes, në orën 22.10.
Policia raporton se një prej personave që ka shfaqur konfliktin ka qënë i sëmurë dhe si pasojë ka kërkuar ndihmën e mjekëve të cilët nuk e kanë dhënë në kohën e duhur. Kjo ka qënë arsyeja që ka nisur dhe përplasja.
Sipas policisë: “Është raportuar se në emergjencë ka ndodhë një përleshje në mes të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe katër personave personel mjekësor, sipas informatave njëri nga të dyshuarit ishte lënduar në Prishtinë dhe ka kërkuar ndihmë në Prizren, por stafi mjekësor nuk e ka trajtuar rastin dhe aty ka nisur debatin. Si pasojë e përleshjes, të lënduar kanë mbetur mjekët dhe të dyshuarit,” – thuhet në deklaratë.
Pas konstatimit, të gjithë protagonistët e ngjarjes janë marë në pyetje dhe një prej tyre është mbajtur në paraburgim.







