Shitet frekuenca për 4G | Për 7.44 milionë euro blihet nga Telekom Albania

Autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare ka shpallur kompaninë Telekom Albania fituese të ankandit për dhënien e të drejtave të përdorimit të brezit të frekuencave 800 megaherz.

Kompania në fjalë pati ofruar një mijë euro më shumë, se çmimi dysheme, që ishte 7.440 000 euro. Dokumetacioni u vlerësua i saktë nga komisioni ankadit dhe tani pritet të kryhen pagesat.

Ky brez frekuecash mundëson mbulimin më të mirë me sinjal telefonik dhe përforcimin e internetit 4G për konsumatorët.

Deri tani AKEP ka dhënë 2 të drejta përdorimi të frekuencave 800 megaherz. Më parë autorizimin e ka marrë Vodafon Albania e cila po ashtu ofroi 7,4 milionë euro. Në plane është dhënia e një autorizimi të tretë me të njëjtin çmim fillestar.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.