Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Këtë të Dielë emisioni i përjavshëm Exclusive në Top-Channel sjell një dokumentarë krejt të veçantë dedikuar ushtarakëve shqiptarë të stërvitur në një bazë amerikane.

24 Oficerë shqiptarë. 3 muaj trajnim në një ndër bazat ushtrake amerike më të njohura, në Fort Dix. 1 qëllim i vetëm. Të stërvitur për të udhëhequr njësoj si kolegët e tyre amerikanë.

Gazetari Muhamed Veliu me kamerën e operatorit Denian Sevi sjellin nga baza amerikane Fort Dix në shtetin e New Jersey  detajet e 24 shqiponjave të zeza 001. Si u trajnuan? Cfarë përfituan? Si i komentojnë trajnuesit amerikan? Graduimi përmes një ceremonie ushtarake parë vetëm në filma. Sfidat që i presin pas kthimit të atdhe.

“Shqiponjat e Zeza 001”,  të Dielën në Exclusive ora 20:05

Artikulli paraprakIMAlbania.com – Personazhi Mediatik 2014
Artikulli tjetërProgrami i mbrëmjes 11/12/2014