IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Shqiptari profil fals në emër të Salvinit, rrezikon 3 vite burg

by IMA Redaksia
2020/05/06
in Uncategorized
Reading Time: 2 mins read
A A
Shqiptari profil fals në emër të Salvinit, rrezikon 3 vite burg

Një emigrant shqiptar me inicialet K.G banues në Xhenova me profesion gjeometër, është denoncuar nga autoritetet italiane dhe rrezikon deri në 3 vite burg, pasi kishte një profil të rremë me emrin e liderit të Partisë Lidhja, ish zëvendës kryeministrit e ministrit të Brendshëm të qeverisë Conte 1, Matteo Salvini.

ADVERTISEMENT

Profili i rremë ishte aktiv që nga shtatori i vitit 2019.

Emigranti shqiptar nga 20 shtatori 2019 deri më 14 prill 2020 kishte shpërndarë mbi 30,000 postim fake, me një mesatare prej 150 postime në ditë për të diskretituar figurën e Matteo Salvinit.

Profili i shtirur si lideri i Partisë Lidhja mbante emrin “Matteo Salvini fanparody” me mbi 7 mijë ndjekës dhe sipas akuzës denoncuese kanë qënë me mijëra fansa të Salvinit që nuk e kanë kuptuar se bëhej fjalë për një profil fake.

ADVERTISEMENT

Por jo vetëm kaq, emigranti shqiptar duke përdorur të njëjtin profil e duke ndryshuar vetëm emrin, ka falsifikuar profilet në Twitter dhe të disa eksponentëve të Partisë Lidhja si Giancarlo Giorgetti, zëvendës kryetar i Paritsë Lidhja, Giulio Centemero, deputet i po kësaj force politike e anëtar i Komisionit parlamentar të Financës, Claudio Borghi deputet e Lucia Borgonzoni, senatore dhe ish Nën Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Kulturës e kandidate për guvernatore e rajonit të Emilia Romagnës në zgjedhjet rajonale të 2019.

Emigranti shqiptar K.G është denoncuar nga deputeti legist Giulio Centemero dhe u zbulua falë punës së një inxhinieri informatik të Universitetit Politeknik të Milanos, që arriti të zbardhë kodin identifikues të shqiptarit si dhe markën e celularit nga ku dërgohej kjo sasi e madhe postimesh e lajmesh të rreme.

Shqiptari rezulton se ka banuar më parë në rajonin e Emilia Romagna dhe kishte lidhje me aktivistë të së majtës alternative që përdornin hashtagun “bëjmë rrjet”.

Mijëra postime të shpërndarë nga shqiptari kishin si qëllim dëmtimin e figurës së Matteo Salvinit dhe të eksponentëve politikë të Lidhjes.

Sipas palës denoncuese janë lajme të rreme politike, aktuale duke përfshirë dhe aspekte të jetës private e familjare të personit të dëmtuar, të karakterizuara nga falsifikimi i informacionit dhe vulgariteti i shprehjeve të përdorura që është një dëmtim i rëndë përveç mosekzistencës së satirës.

Ndër lajmet e rreme të shpërndara nga shqiptari nën emrat e eksponentëve politikë të Lidhjes janë ato të lidhura me figurën e presidentit francez Emanuel Macron, me Presidentet e Bankës Europiane Cristine Lagarde, apo me deklarate të rreme në këtë kohë pandemie.

I tillë është postimi në Twitter që “Salvini fals” ka shkruar: “të hapim kishat por me një kusht që nëse dikush sëmuret, në vend të oksigjenit t’i vemë në gojë rruazet me kryq”.

Ndër lajmet e rrema të këtij profili fake është dhe ai i shpërndarë gjatë zgjedhjeve në Umbria ku “Salvini kishte kërkuar që në skedat elektorale të shënohej dhe numri i telefonit të çdo zgjedhësi” apo lajmi tjetër i rremë i emetimit të pullave postale me vlerë 500 euro me fotografinë e liderit të Lidhjes.

Pas denoncimit ndaj shqiptarit, çështja i ka kaluar Prokurorisë dhe mbetet për t’u hetuar dhe aspekti i sasisë së madhe të postimeve të bëra gjatë ditës nga emigranti shqiptar.

Source: Gazeta Dita
Tags: burg per shqiptarinfacebook fakeMateo Salvini
Previous Post

Raporti i Freedom House: Shqipëria, vendi më demokratik në rajon

Next Post

Vizitoi në Tiranë prindërit me COVID-19, fierakja në muajin 8 të shtatzënisë rezulton pozitive, infekton të birin 2 vjeç dhe vjehrrën

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Vizitoi në Tiranë prindërit me COVID-19, fierakja në muajin 8 të shtatzënisë rezulton pozitive, infekton të birin 2 vjeç dhe vjehrrën

Vizitoi në Tiranë prindërit me COVID-19, fierakja në muajin 8 të shtatzënisë rezulton pozitive, infekton të birin 2 vjeç dhe vjehrrën

Komunitetet fetare kërkesë për hapjen e objekteve të kultit, Rama: Në këtë datë do kemi hapa konkret

Komunitetet fetare kërkesë për hapjen e objekteve të kultit, Rama: Në këtë datë do kemi hapa konkret

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA