IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Shuhet Shefki Karadaku, poeti që hyri me dinjitet në letërsinë shqipe

by IMA Redaksia
2021/03/17
in Uncategorized
Reading Time: 3 mins read
A A
Shuhet Shefki Karadaku, poeti që hyri me dinjitet në letërsinë shqipe

Ditën e sotme është ndarë nga jeta Shefki Karadaku, një emër i njohur i letërsisë dhe kulturën kombëtare shqiptare. Zemra e tij ndaloi jo nga Covid, por nga një sëmundje e rëndë, që edhe pse u diagnostikua në një vendet jashtë Shqipërisë tre vite më parë, ajo avancoi.

ADVERTISEMENT

Familja Karadaku ka humbur njeriun e saj të dashur dhe që e bënte të ndjehej krenare. Ndërsa letërsia dhe kultura kombëtare kanë humbur një nga autorët e saj më të shquar.

Shefki Karadaku njihet si një nga krijuesit më prodhimtarë e më cilësorë të letërsisë shqipe, në poezi dhe prozë, në gjinitë e tregimit, novelës dhe romanit.

Ai u lind n më 9 qershor të vitit 1941 në një nga lagjet tradicionale të Elbasanit, të qytetit ku në vëllimin poetik më të fundit “Trokas” përshkohet nga një fill i hollë lirike dhe malli prekës për vendlindjen e tij.

Si pasardhës i një familjeje intelektualësh të këtij qyteti, poezitë e para Karadaku i boton në Gazetën “Drita” dhe “Nëntori”. Librin me poezi “Kënga e karrove të drithit”, e boton në vitin 1967. Libri pati një jehonë në shtypin e kohës. Pas mbarimit të Fakultetit Histori-Filologji në vitin 1971 fillon punë në revistën “Ylli” ku punon si redaktor dhe gazetar përgjegjës për 20 vjet me radhë. Në vitin 1991 themelon, së bashku me poetin Petraq Risto, shtëpinë botuese private “Glob” ku botohen një sërë autorësh të mëdhenj si Kafka, Kavabata, etj.

Me një karrierë krijuese prej më shumë se gjysmë shekulli, Karadaku është autori i 38 veprave letrare në prozë e në poezi, portretizohet si një nga shkrimtarët e dalluar të kohës së tij.

Kritikët e kohës do e cilësojnë si atë me veprat e tij si “i sigurt në temën e tij letrare, i pajisur me talent dhe dije, Karadaku vërshoi në shtypin letrar të viteve ’65-‘70 i gatshëm estetikisht për të rivitalizuar, midis të tjerash, lirikën shqipe të dashurisë”.

Në një karrierë prej gjysmë shekulli në letërsinë shqiptare, për poetin dhe shkrimtarin e njohur Shefki Karadaku janë bërë studime, artikuj studimorë, edhe nga të huajt, si studiuesja gjermane Erika Beerman.

Për poezinë e Shefki Karadakut janë prononcuar me vlerësime pozitive kritikët dhe shkrimtarët me emër që nga Kadareja, Sterio Spasse, Perikli Jorgoni, Llazar Siliqi, Dritëro Agolli, Adriatik Kallulli, Xhezair Abazi, Faslli Haliti, Roland Gjoza, Petraq Risto. Poeti dhe shkrimtari Shefki Karadaku, do të vlerësohej nga artikuj studimorë nga shkrimtarë dhe kritikë letrarë shqiptarë, mes të cilëve edhe Lutfi Kurteshi, Leonard Veizi apo dhe Konstandin Dhamo.

ADVERTISEMENT

Karadaku është një nga përfaqësuesit më të spikatur për gjininë e lirikës ku absorbohen përvojat e poetikave tradicionale me ato moderne e avangardiste evropiane dhe realizohet kundërvënia ndaj traditës letrare.

Tipare të futurizmit, ekspresionizmit, surrealizmit, madje dhe krepuskolarizmit janë përthithur dhe pasqyruar në poetikat e këtij autori.

Ndërthurja e tyre me përvojat individuale ka sjellë një poezi të re që u përgjigjet ndryshimeve të shoqërisë shqiptare, si dhe kërkesave të vetë sistemit letrar shqiptar. Nga veprat e tij më të njohura përmendim: “Një mijë vjet dashuri”, “Argonautët”, “Vila e magjepsur”, “Salamandrat”, “Gjergj Elez Alia”, “Garderoba e ofiqarit gri”, “Puthja e ngrirë”, “Apokalipsi i gjetheve”, “Argonautët ose 100 ditët shqiptare që tronditën botën”, “Sagë mbretërore” etj. Karadaku është poet i popullit dhe i problemeve të tij më qenësore, poet i problemeve historike dhe shoqërore.

“Në romanet “Puthja e Ngrirë”, “Një mijë vjet dashuri”, “Vila e magjepsur”, “Salamandrat”, “Filantropi”, “Pangjerikus” e të tjerë dhe vëllimet poetike “Kënga e të korrave të drithit”, “Melodi të Shkumbinit” dhe “Feniks”, poeti e shkrimtari Shefki Karadaku asnjëherë nuk do të t’i nështrohet jetës edhe pse e vuan atë”, shkruan kritiku letrar”, doktor Lutfi Kurteshi.

Ndërsa shkrimtari Leonard Veizi do të shkruante se “një studim më konkret për krijimtarinë e tij e gjejmë te libri “Absurdi mbretëror” – (Shënime kritike, ese, këndvështrime për krijimtarinë e Shefki Karadakut), në të cilin autori i 38 veprave letrare në prozë e në poezi, portretizohet si një nga shkrimtarët e dalluar të kohës së tij. I sigurt në temën e tij letrare, i pajisur me talent dhe dije, Karadaku vërshoi në shtypin letrar të viteve ’65-‘70 i gatshëm estetikisht për të rivitalizuar, midis të tjerash, lirikën shqipe të dashurisë”.

Poezia për qytetin e lindjes, Elbasanin

Ky është qyteti me një mijë bebe

ky është qyteti me një mijë gojë

ky është qyteti me një mijë shprehje

E njoh këtë qytet të butë nga qerpiçi

e njoh këtë qytet të brishtë të dashurisë

e njoh këtë qytet të bardhë e të zi

Para rrugës sime një mijë rrugë të tjera

para dritares sime një mijë dritare shoh

para mendimit tim një mijë mendime të tjerë

Rri e sodis jetën që lind dhe mbaron frymën

rri e sodis dashurinë që lind një botë të re

rri e sodis vdekjen që lind nga dashuritë

Tags: Shefki Karadaku
Previous Post

U akuzuan për marrëdhënie intime në avion, çifti pranon se ishin të dehur

Next Post

Ajola Xoxa sqaron marrëdhënien e shumë përfolur me Kastro Zizon!

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Ajola Xoxa sqaron marrëdhënien e shumë përfolur me Kastro Zizon!

Ajola Xoxa sqaron marrëdhënien e shumë përfolur me Kastro Zizon!

“Është njeriu më i veçantë që kam njohur”, Rezarta Shkurta tregon cila është gjëja që e bën që ta dojë Ermal Hoxhën si ditën e parë

“Është njeriu më i veçantë që kam njohur”, Rezarta Shkurta tregon cila është gjëja që e bën që ta dojë Ermal Hoxhën si ditën e parë

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA