Arbana Osmani ka përgatitur një surprizë për ‘yjet’ e Big Brother Vip.
Ajo iu ka plotësuar atyre kërkesën që ia kishin bërë asaj javë më parë.
Javë më parë ata kishin kërkuar nga Arbana Osmani që t’ju gatuante diçka dhe t’ua sillte atyre në shtëpi.
Një gjë të tillë Arbana ua ka realizuar sot, ku së bashku me stafin e BBV kanë gatuar disa ushqime për gjashtë banorët që po vazhdojnë garën.


Ata kanë zgjedhur gatime të ndryshme për banorët, derisa banorët nga ana tjetër kanë qëndruar të izoluar në oborr, ndërkohë Arbana dhe stafi janë futur në shtëpi për të rregulluar gjithçka në tryezën e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.








