IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Si është e vërteta e Luiz Ejllit?

by IMA Redaksia
2023/01/11
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Si është e vërteta e Luiz Ejllit?

Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalë të mediave që prej momentit që ai rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë. Këtë rrëfim ai e bëri te Kiara, te personi më i besuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, teksa i kërkoi që mos ta diskutonte me banorët e tjerë pasi nuk kishte dëshirë të viktimizohej. Luizi tha se arsyeja që ai kishte hyrë në BBV ishte pasi dëshironte të fitonte në mënyrë që të kurohej në Bergamo, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë e cila kurohej në vetëm 11 klinika të botës.

ADVERTISEMENT

Pas këtij rrëfimi Luizi u thirr në dhomën e rrëfimit në BBV dhe pasi doli prej saj dukshëm sytë e tij ishin të enjtur nga të qarët, çka tërhoqi edhe vëmendjen e banorëve, të cilët nisën ta pyesnin se ç’kishte ndodhur por nuk morën një përgjigje prej tij. Ndërkohë gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Luzi erdhi me një version të ri ku tha se bëhej fjalë për një shok, gjë që krijoi revoltë te banorët e tjerë të cilët e akuzuan se po e bënte për vëmendje, por Luizit kjo e fundit nuk i mungonte pasi ka qenë më i pëlqyeri i këtij Big Brotheri në rrjetet sociale dhe sikurse ai pohoi e kishte kuptuar këtë gjë.

E gjithë situata që ndodhi mbrëmë po interpretohet nga shumë ndjekës si një skenar nga produksioni dhe se Luizi ishte thjesht i detyruar për shkak të kontratës që ka me formatin dhe se ky i fundit mund të gjobitet edhe për faktin që brenda asaj shtëpie futet një person me probleme shëndetësore duke mos u konstatuar paraprakisht. Një gjë tjetër është mënyra se si u paraqit e gjithë ngjarja, sikurse Luizi ‘gënjeu’ Kiarën, në një farë mënyre produksioni gënjeu banorët të cilët të gjithë u panikosën se Luizi vuante nga tumori, sëmundje të cilën vetë Luizi as që e përcaktoi në rrëfimin që bëri me Kiarën, por kjo gjë u bë e ditur nga Arbana.

Mënyra se si Luizi u dërgua në atë orë të vonë për vizitë në një spital shtetëror dhe marrja e përgjigjes brenda pak minutave është një pjesë tjetër që të bën të mendosh se pas të gjithës kësaj fshihet diçka. Vetë Luizi është shprehur se e ka të pamundur të flas në prani të kamerave dhe të thotë të vërtetën e tij.

Por edhe nëse Luizi ka gënjyer Kiarën, e ndoshta nuk e mendoi se do të bëhej kaq e madhe, dhe thjesht e bëri për të bërë për vete moderatoren, një gjyq i tillë publik nuk është normal pasi një person që gënjen duke u shprehur se vuan nga një sëmundje e rëndë, në mos fizike problemet e tij do të kenë të bëjnë me shëndetin mendor, që po ashtu ka një rëndësi të madhe në jetën e gjithsecilit. Këngëtari pavarësisht se u tërhoq në pamje të parë ka vijuar të lërë të kuptuar se pas kësaj fshihet diçka, ndaj mbetet për t’u parë..

ADVERTISEMENT

Kujtojmë që para 5 vitesh në emisionin “Diagnozë” Luizi ka rrëfyer se ka vuajtur nga një sëmundje për të cilën është operuar, por pa dhënë detaje. Kur në spektakël u përmend kjo gjë u kalua me indiferencë nga Arbana, duke thënë se ka qenë diçka e thjeshtë,

“Unë e kam shumë të freskët, në korrik të këtij viti shkova rastësisht të bëj një kontroll, nuk po ju them çfarë doli dhe u desh të bëhej një ndërhyrje. Shkova me një shok, duke qeshur dhe thënë ne çojmë makinat një herë në tre muaj në servis dhe veten nuk e çojmë një herë në dhjetë vjet. Ua këshilloj burrave dhe grave të shkojnë sa më shpesh të kontrollohen. Atëherë kur je mirë duhet të shkosh, kur të jesh në fund pastaj… Njerëzit duhet të kuptojnë se doktori nuk është për të të shpëtuar jetën, është për të parandaluar rrezikun. Nëse i shkon në gradë të fundit dhe i thua shpëtomë dhe ai thotë nuk mundem, nuk është faji i tij. Kam rënë 8 kg për 5 ditë prej stresit. Kur është puna për shëndetin të gjithë frikësohen. Unë e pësova për fajin tim, për diçka që mund të ishte eliminuar me një gotë ujë dhe disa ilaçe. Nëse e lë”, rrëfeu asokohe Luiz Ejlli.

Source: Bordo.al
Tags: ejllit?ështëluizTelevizionvërteta
Previous Post

4iG, pas One Albania nënshkruan blerjen historike të Vodafone Hungari

Next Post

Bjordi kujton historinë me Adelajdën: Lidhja publike më ka traumatizuar! Përfshirja e publikut ka ndikuar në karakterin tim

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Bjordi kujton historinë me Adelajdën: Lidhja publike më ka traumatizuar! Përfshirja e publikut ka ndikuar në karakterin tim

Bjordi kujton historinë me Adelajdën: Lidhja publike më ka traumatizuar! Përfshirja e publikut ka ndikuar në karakterin tim

Incident në shtëpinë e Big Brother Vip, rrëzohet Kiara Tito!

Incident në shtëpinë e Big Brother Vip, rrëzohet Kiara Tito!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA