IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Skandalizon në natën e tij të parë Festivali i RTSH

by Rezalt Justin Kasaj
2015/12/27
in Evente
Reading Time: 4 mins read
A A
Skandalizon në natën e tij të parë Festivali i RTSH

Festivali i Këngës në RTSH kish mbetur mbase streha e fundme e vlerave ku bashkoheshin muzika, zërat dhe tekstet. Ndër vite ai ka qëndruar larg elementëve banalë a të sikletshëm, fjalorit të rrugës, termave fyes, që shumëkush i ka përdorur nëpër spektakle qoftë për të tërhequr audiencë, a qoftë se sipas tyre “populli atë do”. Festivali i RTSH-së i kishte qëndruar larg kësaj rryme tërheqëse e mbytëse, edhe sepse ai ka një traditë që nuk mund ta shkelë/anashkalojë, ose edhe pse si transmetues publik, në pikën 1 të nenit 2, të statutit të tij thuhet: “Neni 2. 1.. Si një OSHMA (Ofrues shërbimi mediatik audioviziv) i përkushtuar ndaj idealeve më të larta të transmetimit të shërbimit publik kombëtar, RTSH-ja realizon shërbime cilësore radioje dhe televizioni për të informuar, edukuar dhe argëtuar publikun, duke i shërbyer kombit, të gjitha grupeve të shoqërisë, përfshirë dhe pakicat kombëtare”.

ADVERTISEMENT

Mandej, në pikën 3 të po këtij neni shënohet: “RTSH-ja realizon programe, të cilat duhet të pasqyrojnë te dëgjuesit dhe shikuesit e të gjitha moshave larminë e jetës shqiptare. RTSH-ja përgatit programe cilësore e me vlera për pasurimin e botës mendore dhe shpirtërore të njerëzve”. Të premten në mbrëmje, në natën e tij të parë, në skenën e Festivalit(edicioni i 54-rt) u ngjit një aktor i cili imitoi një fenomen social/personazh social të quajtur Serial (personi në fjalë “këndon” por nuk është artist i mirëfilltë, madje as nuk e pretendon). Përveç tekstit të këngëve ‘të tij’, ka qenë edhe komunikimi që ai pati me Pandi Laçon, skenarist dhe prezantues i festivalit, që ka ngjallur reagime të shumta te publiku që e ka ndjekur. Në mos asgjë tjetër, përdorimi i termave ‘me r..b shpie’, ‘supërpjeshkë” etj.

në një transmetim të drejtpërdrejtë të një televizioni publik që mbahet me paratë e taksapaguesve, nuk ishte ajo që pritej – në mos për asgjë tjetër, për faktin e thjeshtë se ky televizion ka për mision edhe edukimin, jo vetëm informimin. Mbi të gjitha, nga nata e parë, nuk u kuptua qartësisht nëse ishte vetë personazhi i ftuar apo një imitues i tij, nuk u kuptua që po ironizohej arti i panivel. Përkundër kësaj, ndjekësit besnikë të këtij konkurrimi këngësh u irrituan së tepërmi për atë çfarë panë.
“GSH” ka kërkuar të dijë dje nga zëdhënësja e Festivalit të RTSH-së nëse personazhi i shfaqur ishte aktor apo vetë Seriali (‘këngëtari’-personazh social), cili ishte qëllimi i ftesës së këtij personazhi, dhe nëse është normale sipas tyre përdorimi i termave ‘me r..b shpie’ në një transmetim të tillë. Përgjigjja ishte pak a shumë kjo: “Ishte një aktor që e imitoi, ishte për të bërë humor”. Sido të jetë, edhe humori e ka një filtër, një cak a një kufi deri ku shkon. Ndër kritikat po citojmë një syresh: “Të bësh humor me paratë e shqiptarëve përmes një antimodeli, nuk e sulmon dot antivlerën, por e sponsorizon atë…”

Përtej natës së parë, violinisti i njohur Shkëlzen Doli është i ftuari special i natës finale, ku do të interpretojë para publikut shqiptar kolazhin “Arbëreshës sime”, orkestruar nga Gerto Druga. Anëtarët e jurisë janë Olta Boka, Françesk Radi, Jehona Sopi, Pirro Çako, Helidon Haliti, Ilirian Zhupa dhe Alban Nimani. Festivali i Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, është festivali më i vjetër i muzikës së lehtë në Shqipëri dhe i pari ku këngët janë sjellë për publikun drejtpërdrejt gjatë netëve të zhvillimit të tij. Prej këtij festivali që nga viti 2004 ka dalë edhe kënga që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës. Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua nga Elhaida Dani me këngën “I’m Alive”.

ADVERTISEMENT

Biseda ne skene mes ‘Serialit’ dhe skenaristit e prezantuesit Pandi Laço
“Seriali” futet në skenë dhe Pandi Laço i thotë që, nuk je i mirëpritur, pasi këtu duhet të ketë etikë. Ndërkaq, Seriali ngulmon të këndojë, pasi do që të shkojë në Eurosong.
Pandi Laço: Nuk mund të këndosh në këtë skenë, se këtu zgjidhet këngëtari që shkon në Eurosong.
“Seriali”: Pse të mos shkoj unë përderisa ka shkruar Konçita?! Edhe ajo Naçu si ne është. Me rob shpie, do shkoj unë.
Pandi Laço: Këtë fjalë, për të respektuar këtë publik dhe ata që na ndjekin, nuk duhet ta përdorësh.
“Seriali”: Nuk e them më, me rob shpie.
(Ai këndon “këngën” e tij)
Pandi Laço: Unë nuk e di se çfarë do të bësh ti në këtë skenë, por po të them një gjë.
“Seriali”: Urdhëro.
Pandi Laço: Me rob shpie do të të kap me shkelma. Ik tashti.
“Seriali”: Hajde, hajde Kozeta ime. Të du fort, me rob shpie.(Ikën)

Marrë nga BalkanWeb

Previous Post

“Fate të Kryqëzuara” – Episodi 8, 9 dhe 10

Next Post

Programi i mbrëmjes | 27/12/2015

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
Programi i mbrëmjes | 27/12/2015

Programi i mbrëmjes | 27/12/2015

Eneda Tarifa fituese e Festivalit të 54 të RTSH-së!

Eneda Tarifa fituese e Festivalit të 54 të RTSH-së!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA