Sky & Disney me një marëveshje të re

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Sky nënshkroi sot një marëveshje të re për TV dhe Filmat me Disney UK & Ireland.

Paketa përfshin premierat të cilat do të shfaqen së shpejti si Inside Out, The Good Dinosaur  dhe Star Wars të cilat sipas kontratës do të transmetohen me anë të pagesës

Sky do të vazhdojë të ofrojë filma të Disney, DisneyPixar, Marvel Studios dhe Lucasfilm në 3D dhe HD.

Disney Channel, Disney XD dhe Disney Junior do të jenë në dispozicion përmes abonimeve në paketat e Sky.

Gary Davey, menaxheri drejtues i Sky shprehet se “Sky dhe Disney kanë punuar së bashku për gati 25 vjet. Bashkëpunimi ynë ka arritur kulmin me lançimin e kanalite Sky Movies Disney. Kjo marrëveshje e re do të thotë që klientët tanë mund të vazhdojnë të kenë kënaqësinë të shikojnë prodhimet fantastike e gjigandit Disney”

Mark Endemaño Administratori i Përgjithshëm në Disney EMEA shtoi: “Me qëllimin tonë të përbashkët për sjelljen e cilësisë më të lartë të transmetimit të prodhime tona, me argëtim dhe kreativitet për audiencat në Britani të Madhe dhe Irlandë kemi të shtrirë marrëdhëniet tona me Sky për të ofruar për abonentët filmat tanë, serialet, dhe kanalet tona në shtëpi dhe jo vetëm. Dy vjet pas fillimit të kësaj marëveshjeje, ne jemi veçanërisht krenarë për suksesin e përbashkët e Sky Movies Disney. Shpresojmë që të kemi sa më shumë fryte së bashku”.

Pak ditë më parë Disney gjithashtu nënshkroi një kontratë me kanalin spanjoll CANAL +, duke shtuar kështu bashkëpunimet ndërkombëtare.
©IMA/ J.Kasaj

Artikulli paraprakThe Voice of Albania, audicion special në Tiranë në moton #KuqeZi!
Artikulli tjetërDaredevil, trailer-i i sezonit të dytë sjell Elektran dhe Punisher në Hell’s Kitchen