Jolly HD, kanali all entraeintment i platformes Tring, sjell nga data 5 Maj nje serial te ri amerikan në kualitetin HD,
Misteret e Lugines së Fjetur, ose sikurse njihet me emrin origjinal Sleppy Hollow, është një serial dramatik-thriller-fantazi me aktorët Nicole Beharie, Tom Mison, Orlando Jones.
Ichabod Crane, një ushtar spiun i George Washington gjatë Luftës së Pavarësisë zgjohet në shekullin e njëzet e një, në qytetin e Sleepy Hollow, i vrarë në të kaluarën nga kaloresi pa kokë. Fatet e tyre jane të lidhura duke qënë se ringjallja e njërit shkakton ringjalljen e tjetrit. Kalorësi pa kokë pas ringjalljes vret sherifin e qytetit. Crane duhet të bashkëpunojë me ish partnerin i tij, Abbie Mills, për të zgjidhur krimet dhe misteret që ndodhin në këtë qytet.
Sezonin i parë i serialit, i përbërë 13 episode, përfundoi dy muaj më parë në rrjetin amerikan FOX dhe është rinovuar për një sezon të dytë me 13 episode. Seriali ka patur shifra të pranueshme në audience për kanalin Fox, dhe sezoni i dytë pritet të fillojë në sezonin e ri 2014-1015.
Trailer
Episodi i parë do të transmetohet premiere ne daten 5 Maj ora 20:00 në kanalin Jolly HD.