IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Sonila Meço rikthehet në ekran

by IMA Redaksia
2018/11/15
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Sonila Meço rikthehet në ekran

Gazetarja Sonila Meço rikthehet përfundimisht në ekran pas një periudhe të gjatë tërheqjeje nga televizioni por kurrsesi nga profesioni i saj dhe kontakti me publikun.

ADVERTISEMENT

Meço është bërë zyrtarisht pjesë e Ora News dhe tashmë do të drejtojë një program të vetin javor në këtë televizion. Lajmin e jep vetë gazetarja, bashkë me një reflektim për atë që ajo e cilëson si “mision të panegociueshëm”.

Postimi i plote 

Jeta nuk ka duar, por nuk t’i kursen shpullat. Dhe ti duhet të jesh aty, t’i marrësh, t’u rezistosh, t’u kthehesh kur nuk e ka mendjen e ta surprizosh.

ADVERTISEMENT

Tre vjet më parë, të provoja në transmetim direkt mbylljen e sinjalit të televizionit, që ngritëm vrrullshëm për të kumtuar këndej e andej Adriatikut Shqipërinë e vërtetë, qe më shumë se një shuplakë. Sepse nuk humba unë e 400 vetë një vend pune, humbi publiku një aset informimi, humbi Shqipëria një mundësi të artë promovimi ndërkombëtar. Dhe qe i kthjellët vendimi, që personalisht mora për të qëndruar një periudhë kohe në distancën më të shëndetshme me median, duke e vrojtuar së jashtmi, si publik, duke i lejuar vetes pak frymëmarrje pas një aritmie të fortë betejash të padrejta, për të lejuar më shumë oksigjen në gjykimin e rrethanave e për t’ju përkushtuar disa angazhimeve që më lejonin më shumë kohë dedikuar familjes.

Edhe po tē kthehem pas në kohë mendoj se do kisha vepruar ekzaktësisht njëlloj me zgjedhjet e mia profesionale dhe ato të pauzave të domosdoshme dhe qëndrimit larg deri në një moment të përshtatshëm për veten dhe median.

Pasi përfundon një proces të mirë dhe mu në fund të asaj udhe gjen edhe një hapësirë të lirë ku mund të ankorosh pritshmëritë e tua profesionale, kupton se me besimin se asgjë s’do kishe ndryshuar nga vendimet e gjermësotme, erdhi çasti për të marrë një vendim të ri: Rikthimi.

Në OraNews, një hapësirë e gjerë informative, ku të ofrohet liria për të patur këndin tënd, për të rifilluar ku e ke lënë, për të bërë punën që do e di më mirë, ku gazetarë, opinionistë e profesionistë të medias kanë krijuar një shtëpi mediatike të hapur, ku dëgjohen të gjithë zërat, ku arrin shumë ngjarje me syrin e pa anë të kameras e teknologjisë, ku përplasen ide dhe bëhen përpjekje serioze për të kërkuar të vërtetat. Unë nuk kthehem dot pas në kohë e të ndryshoj mendësinë e atyre, që sulmuan një media, por mund të rinis nga ku jam për të ndërtuar një hapësirë më shumë nga ku mund të dëgjohet edhe zëri yt, të mbrohet ideja jote.

Me programin tim javor dhe prezencën në panelet e aktualitetit i rikthehem medias, në kohë të vështira për idetë, por vendin e duhur për t’i ndarë.

Kur Macron në intervistën e parë si president i Francës, u pyet se çfarë është dashuria për ju, kaq e përfolur dhe anatemuar prej martesës jokonvencionale me një grua 25 vjet më të madhe, ai u përgjigj thjesht: “Dashuria për mua është të kthehesh në shtëpi e të gjesh dikë që të thotë të vërtetën në sy.” Rrotullohemi e përpiqemi në këtë botë për pak më shumë nga gjithçka, por thelbi mbetet po ai, një rendje e dhimbshme për një takim të pastër me të vërtetën.
Misioni i panegociueshëm edhe i gazetarisë. Dëshira ime e madhe.

Previous Post

Ja cili eshte personazhi shqiptar ne “Game of Thrones”!

Next Post

21 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e Televizionit

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
21 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e Televizionit

21 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Televizionit

Gëllçi: RTSH ka arritur një stad të fortë të pavarësisë editoriale

Gëllçi: RTSH ka arritur një stad të fortë të pavarësisë editoriale

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA