
E gjithë familja kalon netë të gjata pa gjumë, në prijte të një reagimi të mundshëm nga ana e Hazallit. Më në fund Hazalli zgjohet dhe fillon të reagojë. Operacioni ka rezultuar i suksesshëm, por ajo nuk ndjen këmbët e saj. Pas analizave kuptohet që ka mbetur e paralizuar nga mesi e poshtë. Xhansu shkatërrohet kur mëson këtë të vërtetë të hidhur dhe fajëson veten e saj. Kerimani zbulon identitetin e Nezaket, ndaj Deria detyrohet ta heqë nga puna. E dashura e Ozkanit lind dhe Ozkani është i lumtur që u bë me djalë.
lseren dhe Dilara qëndrojnë sa më pranë Hazallit duke u përpjekur të shmangin thënien e së vërtetës. Xhansu nuk mund tja fali vetes atë që bëri, sidomos kur mëson se pas thashethemeve që qarkullonin, nuk fshihej Hazalli. Hazall futet në depresion të thellë kur mëson se ajo nuk mund të ecë. Për gjithçka ndodhi ajo fajëson Xhansunë. Ozkan përpiqet të plotësojë gjithë dëshirat e mamasë së djalit të tij, ndërkohë që Xhandanit i duhet të thurë një plan të ri.







