Seida i rrëfen të vërtetën Ozanit lidhur me denoncimin që Hazali ka bërë kundrejt tij. I tërbuar nga lajmi, Ozan përballet me Hazal dhe debaton në sy të Xhihanit, Gulseren dhe Xhansusë. Xhihani, Gulseren dhe Xhansu që po drekojnë sëbashku, fotografohen dhe menjëhërë dërgohen te Dilara. Dilara dhe Xhihani debatojnë sërisht. Ozkan arrestohet nga policia. Falë ndihmës së Xhihanit, Deira dhe Gulseren krijojnë një ambjent të vogël gatimi me porosi. Keriman i vjedh nga kuleta gjithë paratë e Gulseren. Ditën tjetër Hazal grindet dhe godet Seidën. Miqtë e klasës xhirojnë skenat dhe i përhapin në internet. Drejtori i shkollës pret Xhihanin dhe Dilarën.
Dilara i tregon Xhihanit se nuk dëshiron që Hazal të jetëojë më me ta. Ajo i kërkon Xhihanit të kthejë Hazalin te Gulseren. Kur merr vesh këtë gjë, Hazal tenton vetëvrasjen. Xhihan dhe Dilara dërgojnë me urgjencë Hazalin në spital. Dilara pendohet për ato që ka bërë. Gulseren mëson nga Xhansu se çfarë i ka ndodhur Hazalit. Hazal kërkon falje ndaj Xhihanit dhe Dilarës dhe u thotë që do të kthehet në shtëpi me ta dhe jo te Gulseren. Gulseren ndihet keq që Hazal tentoi të vetëvritej dhe sërisht të dëshriojë të qëndrojë në atë shtëpi. Xhansu gjithashtu bën zgjedhjen e saj për të jetuar me Gulseren. Dilara nuk e pranon një gjë të tillë, por Xhihan mbështet të bijën. E tërbuar, Dilara nxjerr Xhihanin nga shtëpia dhe përpiqet të krijojë një marrëdhënie me Hazalin.








