Sonte përballja më e fortë e këtij sezoni televiziv

Kjo e shtunë, do të sjelli në ekran betejën më të madhe midis televizioneve kryesore të vendit përsa i përket audiencës. TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, sonte janë në versusin me te forte për këtë sezon televiziv i cili nis me premierën e “Dua të të bëj të Lumtur”.

Ndërsa Ermal Mamaqi në Televizionin Klan ka arritur të mposhtë emisionin Al Pazar në Vizion Plus, me interes të madh pritet audienca e sotme, pasi tashmë “Xing me Ermalin”, ka vërtet një rival kryesor, emisionin nën drejtimin e Arbana Osmanit e cila është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit, ku në çdo program që ajo ka drejtuar ka marrë shikueshmëri rekord, duke lene gjithmone pas dy televizionet e tjera.

Por a do t’ja dali Top Channel që për herë të parë për këtë sezon të Shtunave mbrëma të lëri pas TV Klan përsa i përket shikueshmërisë? Le ta shohim mbrëmjen e sotme!


Copyright IMAlbania.com

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.