Sony Pictures Home Entertainment ka njoftuar fillimin e shërbimit ULTRA që mundëson shikimin në streaming të përmbajtjeve në formatin 4K Ultra HD. Ky shërbim do të debutojë në 4 prill 2016 dhe do të jetë i disponueshëm me modelet e rinj të televizorëve e Sony 4K në Shtetet e Bashkuara.
Shërbimi më i ri ULTRA që do të mundësohet nëpërmjet një app-i të Sony Pictures Store, do të ofrojë një katalog të pasur filmash në formatin 4K Ultra HD, duke i ofruar shikuesve mundësinë për të përcjellë në ekranin e tyre resolucionin maksimal të figurës dhe cilësinë më të pastër të zërit si asnjëherë më parë.
Disa nga titujt, pjesë e paketës ULTRA, janë Concussion, The Night Before and The Walk, Crouching Tiger Hidden Dragon dhe Ghostbusters.