IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Starton “Kolaudim” në INTV, Erion Veliaj si i ftuari i parë “thyen” protokollin | VIDEO

by IMA Redaksia
2017/09/25
in TELEVIZION
Reading Time: 6 mins read
A A
Starton “Kolaudim” në INTV, Erion Veliaj si i ftuari i parë “thyen” protokollin | VIDEO

Emisioni më i ri në IN Tv ka hapur sonte siparin me të ftuar Kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Tre djemtë e nisën bisedën me mënyrën se si do të donte Veliaj ti drejtoheshin gjatë emisionit. Po të paktën për fjalën shoku Erioni vendosi të përcjellë një batutë: “Shoku Erion vetëm në PS më thonë. Kur mësova të them unë shoku Gramoz apo shoku Edi, ju e mësoni lehtësisht,” tha Veliaj, në nisje të emisionit.

ADVERTISEMENT

Po djemtë gjatë gjithë emisionit i folën në mënyra të ndryshme nga lali, në Erion duke e ngacmuar edhe në lidhje me atë ç’ka i kritikon Ramës, “Vezën e Ramës nuk e ka bërë njeri deri më sot dhe ka më shumë durim se duhet. Ai në këto 4 vite do të bëjë më shumë punë se ishte në koalicion dhe i kishte duart e lidhura,” tha Kryetari i Bashkisë.
Djemtë i thonë në e ka marrë malli për LSI dhe ai tha se bashkëpunon me këdo që i jep vota qytetit, që ti eci puna mbarë dhe miqësitë personale me njerëz të PD apo dhe LSI i vazhdon. Ndërsa në lidhje me Fondacioni Soros dhe ndikimin e tij në rritjen në karrierë ai e quajti një konspiracion.

Intervista e plotë, çfarë ndodhi kronologjikisht në emision KOLAUDIMI:
Fillimisht Veliaj iu përgjigj opinioneve dhe konstatimeve të qytetarëve të ndryshëm dhe përmes Kolaudimit iu tha se ende përdor transportin publik që në fakt së fundimi e ka promovuar shumë dhe njoftoi se vitin e ardhshëm do të ketë dhe autobusë elektrikë. Ai madje tha se ka dhe abone. Këtë model, shtoi Erioni, do ndjekë dhe për automjetet, që përdoren për punë publike, pra do të pajisen me makina elektrike, pasi nuk ndotin mjedisin dhe janë ekonomike.
Po çfarë porosit Veliaj nëse është në një fast – fond? Në fakt në mënyrë rastësore një vajzë e intervistuar në kryeqytet e gjeti, që ai preferon sufllaqe me mish pule gjë, që u pohua dhe nga kryebashkiaku.
Po kush ia kolaudon makinën Erionit?
Në fakt Veliaj pranon se nuk shkon vetë, por me këtë rast sqaroi se konsumon shumë pak karburant, pasi ka zgjedhur një makinë hibride. Ndërsa në lidhje me borxhet e Bashkisë nëse ka të tilla me OSSHE, ai tha se energjinë e siguron falas nga turbinat e Lanabregasit. Djemtë gjatë emisionit zbuluan madje se Veliaj si kryebashkiak ka paguar dhe borxhet e paraardhësit të tij Bashës në OSSHE, por dhe sigurimet shoqërore të shumë punonjësve.
Një pyetje shqetësuese për shumë prindër është dhe më mirë një shkollë e re apo një rrugë cilësore, që të çon në shkollë e për këtë e pyetën dhe drejtuesit e Kolaudimit në IN Tv. Kryebashkiaku tha se me ndërtimin e disa shkollave të reja është zgjidhur pjesërisht dhe çështja e turneve në shkolla, ku në pjesën më të madhe mësimi zhvillohet vetëm paradite.
Ai dha e një këshillë për prindërit, që të mos fokusohen tek shkollat në qendër të kryeqytetit, që jo gjithnjë janë aq cilësore sa kanë qenë më parë, pasi mësuesit cilësorë janë shpërndarë në çdo shkollë në kryeqytet ndaj dhe jo në pak raste bankat në disa shkolla nuk dalin e në të tjera mbeten bosh. Këtu ai donte të thontë se mbipopullimi në disa shkolla është artificial dhe duhet të ndryshojë mentaliteti. Veliaj theksoi se më shumë investime do të ketë në shkollat e zonave të fshatrave.
Në emisioni u fol dhe për këndet e lojrave që në fakt janë shtuar në kryeqytet. Përmes pyetjeve ngacmuese djemtë e Kolaudimit zbuluan se kostoja e një këndi lojrash shkon nga 50 mijë euro deri 500 mijë euro dhe më të kushtueshme janë lodrat. E vlerën maksimale e mban parku i madh i lodrave tek liqeni. Gjithashtu Veliaj sqaroi se shumë kënde lodrash janë bërë me ndihmën e donatorëve privatë prej të cilëve, ai shtoi se ka mësuar se ka shumë njerëz bujarë në kryeqytet. “24 kënde lodrash deri tani dhe ato të lagjeve janë bërë kryesisht nga privatët,” tha Erion Veliaj, tek Kolaudimi.
Veliaj i veshur me një bluzë me Marjon tha se kjo është e qëllimshme meqë shumë shpejt do të nisë një projekt i madh ai i pastrimit të kanalizimeve të Lanës në bashkëpunim me qeverinë japoneze.
Kreu i Bashkisë së kryeqytetit dha dhe disa përgjigje shkurt që lidhen me mirëqenien e komunitetit.
Veliaj tha:
1. Tirana do ketë pas 5 vitesh 24 orë ujë.

ADVERTISEMENT
  1. 95% e rrugëve në qytet brenda mandatit të parë do të jenë të shtruara.
  2. Numri i pemëve do jetë sa numri i banorëve në vitin 2020 dhe në 2030 do ta kalojë. Deri tani kemi mbjellë 200 mijë pemë. Dy pemë obserbojnë karburatin e një makine. Do arrijmë të kemi më shumë oksigjen se dioksid karboni në ajër.
  3. Teatri Kombëtar do të marrë një pamje krejt të re e të rinovuar. E në Bulevardin e ri do të zhvendosen disa institucione kombëtare mbase dhe Bibiloteka Kombëtare.
  4. Projekti i Pazarit të ri ishte ide e Fondit Amerikan të Zhvillimit shumë e herëshme dhe u desh shumë kohë që të merrte jetë.
  5. Tiranës s’do ti vijë asnjëherë dita të mos përmbytet e kjo nuk varet nga punët e bashkisë, por dhe moti që ndryshon në mënyrë të befasishme në të gjithë botën. S’do kalojmë në histeri dhe njerëzit duhet të na ndihmojnë.
  6. Në Tiranë në 2 vjet 0 ndërtime pa leje, ata që kanë guxuar janë në komisariate.

Po nëse do të jetë ai kryeministri i vendit, Veliaj thotë se kjo që bën tani është një punë më e bukur dhe e do shumë kështu që tani nuk e aspiron madje përmendi dhe Ramën kur tha se dhe ai i ka thënë se të drejtosh Bashkinë është më mirë se të jesh kryeministër i mbushur plot shkresa.
Djemtë e Kolaudimit e pyetën sërisht në është më mirë Ministër apo Kryetar Bashkie? Është më bukur kjo, jo se është rehat, tha Veliaj.
Veliaj gjithashtu tha se është rastësi dhe konçidencë që dhe ai dhe Rama fillesat i kanë patur nga shoqëria civile dhe janë mbështetur nga Fondacioni Soros. E sipas tij këtu s’ka vend për konspiracion.
Po në një pjesë tjetër të emisonit Veliaj u pyet nga qytetarët për planet e mëdha që janë në proces, ai tha se përfundimi i Bulevardit të ri dhe parku i Farkës janë më të mëdhajat tani, por dhe dy parkingje të tjera.
Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se dhe rrugët rurale janë përmirësuar dhe deri në fund të mandatit shumë nga to do të jenë përmirësuar ndjeshëm.
Me shumë naivitet një fëmijë i thotë përmes ekranit a ma mëson biçikletën, ai duke buzëqeshur i tha po.
Edhe banorët e Shkozës që kanë ndërtuar pa leje dhe banesat do tu prishen se do zgjerohet rruga ishin përfshirë në pyetjet nga qytetarët dhe Veliaj iu tha se do tu japë kredi të buta dhe banesa sociale, pasi punët publike sidoqoftë duhet të bëhen.
Djemtë i thonë në e ka marrë malli për LSI dhe ai tha se bashkëpunon me këdo që i jep vota qytetit që ti eci puna mbarë.
Po për Ramën ç’mendo? Çfarë nuk të pëlqen? Ishin pyetjet e tjera nga djemtë në studio. “Vezën e Ramës nuk e ka bërë njeri deri më sot dhe ka më shumë durim se duhet se ishte në koalicion dhe i kishte duart e shtrënguara. Në mandat të dytë ca gjëra do ecin dhe më shpejt,” u përgjigj Erion Velija.
Ndërsa për Presidentin e SHBA, Trump ai tha se nuk ndan me të të njëjtën bindej politike.

Pyetje me humor:
Kolaudimi: Pse i përkushtohesh Twitter-it më shumë sesa Ajolës?
Erion Veliaj: Jo s’është e vërtetë, po qytetarëve duhet ti përgjigjem.

Erioni zbuloi gjithashtu se libri i fundit që ka lexuar është Lindja dhe Vdekja e qyteteve.
Në fund të emisionit Kryetari i Bashkisë vlerësoi studion e emisionit Kolaudimi ku dhe i bënë përshtypje orat me emra fshatrash dhe iu përgjigj me një fjali disa pyetjeve të fundit.

Një pyesor i shkurtër:

Kolaudimi: Fjala e preferuar?
E. Veliaj: Të shofim!

Kolaudimi: Fjala që s’të pëlqen?
E. Veliaj: S’bëhet!

Kolaudimi: Çfarë të ngre emocionalisht?
E. Veliaj: Zgjimi në mëngjes se kam kulmin e energjisë!

Kolaudimi: Kush të fik fare?
E. Veliaj: Parashikimi i motit!

Kolaudimi: Sharja e preferuar?
E. Veliaj: Zdroms!

Kolaudimi: Tingulli që s’do?
E. Veliaj: Matrapiku!

Kolaudimi: Ç’profesion doje të bëjë nëse s’do bëje këtë?
E. Veliaj: Mësues i edukatës qytetare!

Kolaudimi: Çfarë profesioni s’do të bësh dot kurrë?
E. Veliaj: Kuzhinier!

Kolaudimi: Çdo të doje të të thonte Zoti po të vije në Parajsë?

E. Veliaj: Plako iu afrove asaj që doja unë për Tiranën.

Tags: Erion VeliajErvin BejleriintervisteINTVKolaudimPersonazhRudi HizmoVideo
Previous Post

Fatma Methasani bën këtë hapje sezoni të “Fun Day” dhe habit stafin e saj | VIDEO

Next Post

Media-marketingu i salsiçeve…dhe sensi i masës

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Media-marketingu i salsiçeve…dhe sensi i masës

Media-marketingu i salsiçeve…dhe sensi i masës

Julka Gramo vjen me pasditen e së enjtes në RTSH 1

Julka Gramo vjen me pasditen e së enjtes në RTSH 1

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA