Seriali i suksesshëm turk Stina e Qershive (Kiraz Mevsimi) ditën e nesërme do të ketë një finale speciale ne 3 Plus. Tring ka vendosur të transmetoj për publikun dy orë serialin i cili ka arritur të jetë mjaft popullor në Shqipëri. Episodet e fundit do të fillojnë në orën 21:00 deri në 23:00.
Spoiler
Ëjkyja bën testin e shtatzënisë, por ka frikë ta shohë. Dilema e saj është nëse ajo dhe Ajazi do të jenë prindër të mirë. Ëjkyja me shoqet organizojnë hapjen e ateliesë së saj, por aty do të ndodhë diçka e papritur.
Merali pranon të martohet me Bylentin. Ollxhaji arrin t’i pajtojë të gjithë çiftet, përveç Shejmasë, e cila rend pas Metes që ta ndajë nga Nazi.Emreja i propozon Burxhusë për martesë. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive në jetë, të gjithë janë së bashku dhe të lumtur.








