IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Stop” kundër “Fiks Fare”: Kush po triumfon?

by IMA Redaksia
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
“Stop” kundër “Fiks Fare”: Kush po triumfon?

Mesa duket, TV Klan ka bërë mirë që pranoi në shtëpinë e tij, dyshen Saimir Kodra dhe
Gent Zenelaj, pas mbylljes së televizionit “Agon” dhe rrjedhimisht show-t të tyre
investigativ “Ça thu?”.
Të dhënat nga matësi i audiencës televizive, “Telemetrix” tregojnë se programi, tashmë nën emrin e ri “Stop” ka kapur një audiencë më të lartë se “babai” i këtij lloj formati në Shqipëri, “Fiks Fare” që transmetohet në Top Channel.

ADVERTISEMENT

Nëse shihni grafikët e Telemetrix (shfleto galerinë) nga data 6 Janar deri në 12 Janar
(përjashtohen e shtuna dhe e diela kur këto emisione nuk transmetohen), “Stop” ka
shikueshmëri më të lartë përgjatë gjithë orarit të transmetimit.

Emisioni, ka nisur ditën e Hënë në 4 Janar, por mesa duket, pasi faza e parë e kuriozitetit u
shua, njerëzit vazhdojnë ta ndjekin.

ADVERTISEMENT

Pa hequr meritat e Top Channel si nismëtari i kësaj formule fantastike që godet problematikën shqiptare (frymëzuar nga programi simotër “Striscia la Notizia” në Itali), tashmë rezultatet e para të shikueshmërisë, tregojnë se “Stop” duhet marrë seriozisht nga konkurrenti i vjetër, për më tepër që mbrapa këtij emisioni, është TV Klan, një emër po aq i fuqishëm sa i Top Channel-it dhe momentalisht (siç dëshmojnë dhe grafikët), kryesues në sondazhet e segmentit prime time.

Mund të jetë që të dy moderatorët tashmë janë “të testuar” në treg dhe kanë audiencën e
tyre prej vitesh. Saimir Kodra ishte bashkë-moderatori kryesor I “Fiks Fare” në Top Channel
për më shumë se 10 vjet së bashku me Gent Pjetrin (Doktorin) dhe një element i
rëndësishëm i programit. Nga ana tjetër aktori Gent Zenelaj, e nisi suksesshëm karrierën e
tij televizive si pjesë e grupit “The Shblsh” në Portokalli dhe vijoi po aq suksesshëm edhe
në “Apartamenti 2XL” Fakti që të dy e nisën këtë program në “Agon” prej më shumë se 1
viti, u ka dhënë mundësi që të krijojnë kiminë e duhur dhe të jenë të qartë me rolet e tyre
karshi publikut. Dhe kjo marrëdhënie përbën një garë të fortë mes dyshes tjetër kryesore
“Fiori Dardha & Doktori”, të cilët tashmë u duhet të luftojnë shumë edhe në batutë, për aq
kohë sa Saimiri dhe Genti kanë rezultuar shumë të suksesshëm në këtë aspekt.

“Stop” dhe “Fiks Fare” nisin ne oren 20:05 dhe mbarojne rreth ores 20:55. Me ngjyre blu eshte grafiku i TV Klan dhe me maxhenta eshte grafiku i Top Channel.
“Stop” dhe “Fiks Fare” nisin ne oren 20:05 dhe mbarojne rreth ores 20:55. Me ngjyre blu eshte grafiku i TV Klan dhe me maxhenta eshte grafiku i Top Channel.
“Stop” dhe “Fiks Fare” nisin ne oren 20:05 dhe mbarojne rreth ores 20:55. Me ngjyre blu eshte grafiku i TV Klan dhe me maxhenta eshte grafiku i Top Channel.

“Stop” dhe “Fiks Fare” nisin ne oren 20:05 dhe mbarojne rreth ores 20:55. Me ngjyre blu eshte grafiku i TV Klan dhe me maxhenta eshte grafiku i Top Channel.
“Stop” dhe “Fiks Fare” nisin ne oren 20:05 dhe mbarojne rreth ores 20:55. Me ngjyre blu eshte grafiku i TV Klan dhe me maxhenta eshte grafiku i Top Channel.

Pse Stop po korr kaq shumë sukses që në fillimet e tij?

MATERIALE INVESTIGATIVE QË “BËJNË ZHURMË”
Një fakt tjetër i rëndësishëm është edhe materiali. Herë pas here gjatë kësaj gare të gjatë
do të ketë ulje dhe zbritje në shikueshmëri, në varësi të ekskluzivitetit të materialeve
investigative dhe përmbajtjes së tyre. “Stop” menjëherë “bëri zhurmë” me kamerën e
fshehtë ndaj Shefit të Specialistëve në Qendrën Kombëtare të Liçencimit që i kërkonte 3
mijë euro një qytetari për një biznes zgare. Disa ditë më pas, sërish një material ku
tregohej një mësuese që dhunonte një nxënëx, u përhap në rrjete sociale. Kjo mesa duket i
shtyu njerëizit të jenë më të vëmendshëm ndaj “Stop”, për të pritur materiale të tjera
interesante.
MENTALITETI SE TV KLAN ËSHTË OPOZITË
Televizioni “Klan” pavarësisht akuzave të fundit, është konsideruar gjithmonë “i djathtë”
në sy të publikut. Momentalisht, në qeverisjen socialiste, “Klan” për mentalitetin e
përgjithshëm, është më opozitar sesa Top Channel, edhe pse shumë argumentojnë që
aktualisht nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor midis mënyrës se si këto dy televizione të
fuqishme kombëtare e mbulojnë politikën. Por ajo që fiksohet, fiksohet dhe një pjesë e
njerëzve mund të jenë të prirur të besojnë më shumë materialet e servirura nga “Stop” në
raport me “Fiks Fare”, duke menduar se redaksia e këtij programi në “Klan” është më e
ashpër dhe më pak seleksionuese në zbardhjen e shkeljeve nga qeveria apo përfaqësues
të administratës.
NDRYSHIM AMBIENTI
Ekspertët e televizionit gjithmonë të thonë se publiku shqiptar nuk është shumë besnik.
Emisionet më jetëgjata të suksesshme janë ato emisione që ndryshojnë shpesh strukturën
apo protagonistët brenda orarit të tyre. “E diela Shqiptare”, “Zonë e Lirë”, “Opinion”, “Top
Show” “Portokalli” janë emisione të cilat pasurohen çdo sezon nga rubrika të reja, aktorë
të rinj apo të ftuar surprizë që “lëshojnë bomba” gjatë transmetimit. Në përgjithësi, publiku
shqiptar kërkon ndryshim dhe pronari i ndjerë i Top Channel, ishte I pari që e kuptoi këtë,
duke ndryshuar vazhdimisht jo vetëm përmbajtjen, por edhe skenografitë deri tek siglat.
Ardhja e një emisioni që garanton shikueshmëri (Testuar nga “Fiks Fare) në një televizion
kombëtar me shumë audiencë, me skenografi të re, me velina të reja dhe me një strukturë
jo 100% të njëjtë me “Fiks Fare” mund të jetë një “rifreskim” për shikuesit të cilët në një
farë mënyre “ja kanë pirë lëngun” formatit “Fiks Fare”.

Marre nga Anabel

Tags: AudiencaAuditelFiks FareStop Tv KlanTop Channel
Previous Post

Oscars 2016, ja kandidaturat!

Next Post

Sot në “Bidai” – 15 Janar 2016

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Sot në “Bidai” – 15 Janar 2016

Sot në “Bidai” – 15 Janar 2016

Sot në “Duaje Jetën” – 15 Janar 2016

Sot në “Duaje Jetën” – 15 Janar 2016

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA