Është folur shumë dhe janë marrë masa për ambiente të ndryshme, të cilat janë menduar si vatra të mundshme infeksioni covid-19.
Një studim i PHE ka renditur një listë me ambientet që njerëzit mund të infektohen më shumë, ose për disa të tjera është krijuar një ide e gabuar.
Kështu, sipas studimit më të fundit, supermarketi është vendi ku njerëzit rrezikojë të infektohen më shumë në krahasim me zona të tjera që autoritetet apelojnë t’i shmangim për efekt të grumbullimeve si baret, lokalet, palestrat etj.
Vendi i dytë më i zakonshëm i raportuar nga ata që rezultuan pozitivë për COVID-19 ishin shkollat e mesme, të ndjekura nga shkollat fillore, dhe më pas spitalet, apo shtëpitë e kujdesit.
Lista me disa nga vendet sipas studimit:
Supermarket – 18.3%
Shkolla e mesme – 12.7%
Shkolla fillore – 10.1%
Spitali – 3.6%
Shtëpia e kujdesit – 2.8%
Kolegji – 2.4%
Kopshtet parashkollor – 1.8%
Pub ose bar – 1.6%
Universiteti – 1.4%
Inxhinieria e prodhimit – 1.4%
Palestër – 1.1%
Restorant ose kafene – 1.0%
Kujtojmë se aktualisht në Shqipëri, autoritetet shëndetësore kanë mbyllur universitetet dhe baret dhe restorantet pas orës 22.00, që sipas këtij studimi janë ambiente që rrezikojnë më pak përhapjen e virusit.