Një studim i ri ka treguar se koronavirusi mund të krijojë gjendra të rrezikshme në bebet e syve të pacientëve të infektuar.
Është zbuluar se disa persona, që e kanë kaluar me vështirësi koronavirusin, kanë anomali të pazakonta në sy, por ende nuk dihet efekti i gjendrave.
Skanimet e bëra në 129 pacientë me simptoma të rënda të koronavirusit, treguan se nëntë prej tyre kanë një ose më shumë anomali në pjesën e pasme të bebes së syrit.
Studiuesit në Universitetin e Parisit besojnë se gjendrat lidhen me inflamacionin e shkaktuar nga virusi ose mund të shkaktohet nga qëndrimi shtrirë i pacientëve në spital, që nënkupton se venat në sy nuk thahen siç duhet.
Ekipi që qëndron pas këtij studimi spekulon se gjendrat mund të lidhen edhe me intubimin, shkruan The Mirror.







