Suedia tejkalon standartet për ndërtimin e skenës së Eurovision Song Contest 2016.
Teknologjia e ndriçuesëve Led të cilat të kombinuara në kënde të ndryshme, krijojnë hapësira dhe mundësi të reja në përcjelljen e çdo performance të çdo vendi me një skenografi unike. Dritat do të krijojnë sëbashku iluzione optike që do t’i japin më shumë mundësi realizimit skenik dhe televiziv të çdo kënge.
Zbulohet skenografia e Eurovision Song Contest 2016 | VIDEO + FOTO
Ola Melzig, drejtor teknik i 12 edicioneve është optimiste për punën e bërë deri tani dhe sëbashku me skenografët synojnë që të krijojnë skenën më të bukur që ka patur ky festival ndonjëherë, që prej fillimit të tij. Një grup prej 250 vetash, të cilët janë teknikë të audios, videos, prozhektorësh, gjeneratorësh dhe staf të skenës – po punojnë ditën dhe natën në Arenën Globen, në mënyrë që të përfundojnë punën e tyre, përpara fillimit të provave individuale të përfaqësuesve në Eurovision.