Sulltanesha Kosem është gati për të “pushtuar” TV Klan!

Pas një pritje tepër të gjatë, seriali i shumëpritur sequel i “Sulltani i Madhërishëm”, Sulltanesha Kosem do të nisi rrugëtimin e tij në Televizionin Klan.

Ndërsa siguroi të drejtat e transmetimit në Dhjetor të vitit të kaluar, Televizioni Klan do të sigurojë për serialin slotin prime time, atë kryesorin e mbrëmjes për të gjithë shikuesit, duke pritur një shikueshmëri rekord.

“Sulltanesha Kosem” është një nga serialet më të përfolur të momentit, ku tregohet për historinë e Sulltaneshës Kosem e vetmja dhe e para Sulltaneshë e besimit të Krishterë dhe me origjinë Greke. Roli i së cilës luhet nga aktorja e famshme Beren Saat në sezonin e parë dhe Nurgul Yesilcay në sezonin e dytë.

I njohur ndryshe në Turqisht si “Kosem Sultan”, seriali do të transmetohet dy herë në javë të martave dhe të mërkurave në orën 21.00 nga 17 Tetori./imalbania.com/

loading...

KOMENTO