Është përdhosur statuja e gazetarit të famshëm italian Indro Montanelli. Sulmi ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Milanos, mesa duket frymëzuar nga protestat e fundit në SHBA dhe disa shtete Europiane me moton “Edhe jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi”.
Në bazën e statujës, me sprajt të zi janë shkruar fjalët “Racist” dhe “Përdhunues” duke iu referuar veprimit të gazetarit të djathtë i cili bleu një 12-vjeçare eritreane si gruan e tij, gjatë luftës së dytë Italo-Etiopiane në vitin 1936.
Policia italiane po heton për zbardhjen e incidentit, ndërsa politikanë si Matteo Salvini dhe ministri i Jashtëm Luigi di Maio kanë dënuar sulmin.