IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Tea e BB8: “Nikun nuk kam për ta takuar më asnjëherë” – Intervistë Eksluzive

by Rezalt Justin Kasaj
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 7 mins read
A A
Tea e BB8: “Nikun nuk kam për ta takuar më asnjëherë” – Intervistë Eksluzive

Tea Zhuli, vajza korçare e cila konkuroi në Big Brother Albania 8, ka vendosur që të jetë protagoniste e një interviste eksluzive për Info Media Albania. Stafi jonë ka marrë shumë pyetje për Tean, por ne kemi përzgjedhur vetëm disa prej tyre. Duke shuar sadopak kureshtjen e fansave, Tea ka vendosur të rrëfejë edhe disa gjëra që mbetën enigmë pas mbarimit të spektaklit dhe nuk u sqaruan për shikuesit.

A photo posted by Tea (@tea_zhuli) on Jul 23, 2015 at 5:23am PDT

Tea, faleminderit që pranuat ftesën e Info Media Albania, për të zhvilluar një intervistë, ku të gjitha pyetjet janë bërë nga ndjekesit tanë dhe fansat tuaj.

Big Brother ka mbaruar, jeta normale tashme ka filluar, shumica e banorve kanë filluar karrierën e tyre. Po planet e Teas per punën e saj cilat janë?

Plani im primar është të filloj studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e dizenjimit . Në varësi të kësaj pastaj, do vijnë edhe planet për punë .

Cilat ishin gjërat më të rëndësishme që ti mësove gjatë rrugëtimit në Big Brother ?

Mësimi i parë që kam nxjerrë eshte që, njeriu duhet te bëjë kujdes, që sinqeritetin dhe besimin t’ja falë njërzve të duhur, përndryshe këto gjëra të keq përdoren. Mësimi i dytë është që durimi nuk te lë kurre në baltë. Kam mësuar po ashtu që asnjeherë për dikë nuk duhet të gjykosh siperfaqësisht, por të perpiqesh të kuptosh brendësinë, pa gjykuar thjeshtë nga veprimet sipërfaqësore, por të përpiqesh të kuptosh thelbin e dikujt, atë që mbart në shpirt.

Si po kalon kjo Verë për ju? Duke patur parasysh që tani jeni një person I njohur nga publiku shqiptar?

Kjo verë ka qënë e bukur, e mbushur, me levizje të shpeshta dhe mund të them që është një nga momentet më të bukura të jetës sime.  

Të qenit “ e famsheme” për ty, bezdi apo qejf ? Pse ?

Që të jem e sinqertë, të qenurit e “famshme”, për mua nuk është diçka që më bën të ndjehem ndryshe, apo superiore, madje nga natyra, nuk jam fare tip që më pëlqen të jem në qendër të vëmëndjes, jam diskrete në përgjithësi. Sigurisht që momentet kur ty të takojne njërëz të ndryshëm në rrugë, të cilët të komplimentojne, ndjehesh mirë, por ka plot momente që ndjehesh e bezdisur edhe nga paragjykimet apo gjykimet e padrejta, qe nuk të takojnë.  

Tashmë ju së bashku me Veselin e keni deklaruar lidhjen tuaj, a do të ketë plan fejese apo martese në të ardhme?

Ne jemi shumë të rinj, kemi vetëm pothuajse 3 muaj të lidhur, kështuqë, besoj se është pak shpejtë për të folur për hapa kaq të mëdha, por, mendoj se ashtu siç na ka ardhur natyrshëm gjithçka deri tani, derisa arritëm tek lidhja, ashtu besoj do vijë natyrshëm edhe çdo gjë tjetër, kur të jetë momenti dhe koha e duhur.

A photo posted by Official Profile (@veselkurtishaj_official) on Aug 17, 2015 at 7:00am PDT

ADVERTISEMENT


Në Big Brother, ju vazhdimisht keni shprehur se nuk keni patur simpati për Veselin, por në të vërtet mbas mbarimit të këtij spektakli ju keni deklaruar lidhjen tuaj. Pse gjithë ky ‘mospëlqim” doli në një lidhje dashurie?
Nuk është e vërtetë që unë jam shprehur se nuk kam simpati për Veselin në BB. Une gjithmonë kam shprehur që Veseli më pëlqen, por kam thënë që nuk e njoh atë. Nuk kisha arritur t’a njihja Veselin aty brënda, por që më pëlqente, të pakten fizikisht, këtë e kam shprehur hapur që në momentin kur ai vuri këmbën në atë shtëpi. Sa më shumë kalonte koha, me shumë fillova t’a njoh, duke e studiuar edhe nga larg ndoshta, nga fundi filluam u afruam goxha bashkë, por që ne, edhe pse njeri tjetrit në heshtje i kishim dhënë të kuptonim që pelqeheshim, nuk dëshiruam te kishim nje lidhje aty, donim që këtë lidhje t’a shijonim në jetën reale, ashtu sic donim ne, në privatesinë tonë, pa patur monitorimin e askujt.

Tea, ka njerëz që e pëlqejnë lidhjen tuaj, por ka edhe nga ata “striktë” që nuk besojnë, komenteve që “Tea e pranoi propozimin e Veselit pasi u bë fitues, pra për çmimin e madh”. Ju e keni problem këtë pjesë ?!
Të them te drejtën, në fillim me vriste shumë ky paragjykim, sepse, lekeët janë gjëja e fundit që une do vlerësoja tek dikush, por me kalimin e kohës nuk i kushtova me rëndësi kësaj pjese, sepse përsa kohë Veseli është koshient që lidhja jonë, nuk bazohet fare nga të ardhurat monetare, pjesa tjetër pastaj, është e pa rëndësishme për mua.

A je e lumtur me Veselin?
Po, jam shumë e lumtur me Veselin.

Ju tashmë jeni një nga çiftet e pakta, fryt i BBA8, jeni prezantuar me familjen e Veslit?
Po jam prezantuar me disa nga pjestarët e familjes së Veselit.

Si ju mikpritën?
Janë të gjithë njërëz të mirë e të sjellshëm, ashtu siç është edhe Veseli.

Me kë I ke krijuar mardhëniet shoqërore më të ngushta, nga familja e Veselit?
Pak a shumë kam të njëjtën mardhënie me të gjithë ata pjesetarë që njoh, nuk është se ka ë nuk është se shkoj shpesh në Prizren.

Dhurata më e bukur që Veseli të ka bërë? Po ju atij?
Dhurata me e bukur qe mua më ka bërë Veseli, është vetë Veseli, me gjithçka që ai ka. Shpresoj që e njëjta gjë te jetë edhe për të, unë të jem po ashtu dhurata më e bukur për të.

A photo posted by Tea (@tea_zhuli) on Jul 21, 2015 at 4:51pm PDT


Sa I mirë është Vesli në shtrat, me cfarë note do ta vlersonit ?
Mendoj se kjo është një pyetje shumë private, së cilës do t’i përgjigjesha vetëm me, është dicka shumë personale, e imja, që më takon mua dhe unë dua t’a mbaj për vetë, pa e ndarë me te tjerë.
Cilet janë miqtë tuaj më të mirë, ish banorë të këtij edicioni të Big Brother apo edhe në ato të shkura ?
Nuk është se bëhëm shumë në përgjithësi me banorët e BB8,sepse siç ju thashë unë jam pak natyrë diskrete në përgjithësi,do veçoja ndoshta Diedonin, për të cilin ne të dy, si unë, ashtu edhe Veseli, kemi një respekt të veçante, nga ata te viteve te kaluara nuk njoh askend, sepse nuk e kam ndjekur më parë BBA.

Sa influencojnë komentet e disave në emrin tuaj për një sjellje pak etike para se të hynit në shtëpi?
-Në këtë moment që po flasim, ka kaluar ajo faza e parë, kur mund të të çudisnin, surprizonin, si për mirë apo për keq komentet që lexoje, tanimë na janë bërë si diçka normale, që janë pjesë e kësaj “Famës” që ju përmëndët më lartë, që të shoqëron përsa kohë je person publik me të cilën duhet të mësohesh.
Si e priti familja juaj lidhjen me Veselin?
Familja ime në përgjithësi gjithmonë me ka përkrahur në çdo hap që une kam hedhur në jetë, ashtu beëri edhe në këtë rast, për më tepër që në rastin e Veselit, duke qënë se e kishin ndjekur nga ekrani, kishin përshtypjet më të mira për të, kështuqe edhe e priten shumë mire këtë lidhje.
A e keni takuar më Nikun. si është raporti juaj me të sot?

Jo nuk e kam takuar dhe nuk kam per t’a takuar asnjehere me ne jeten time.

Në mbyllje, ashtu siç e kemi bërë tradite tonën, Cila ështe këshilla juaj për ata që do të aplikojnë për tu bërë pjesë e edicionit të radhës në Big Brother?

Ua sugjeroj të gjithëve sepse është një eksperiencë unike. Thjesht duhet të jenë vetvetja dhe tëshijojnë në maksimum çdo moment që ju ofrohet aty, sepse është një eksperiencë që të jepet mundësia t’a, jetosh vetëm një herë në jetë.

EKSKLUZIVE InfoMedia Albania / Në kujdesin e J. Kasaj

ADVERTISEMENT
Previous Post

Fatos Risto fashion, Show me colors!

Next Post

Veseli i Big Brother 8 në Dance With Me

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Veseli i Big Brother 8 në Dance With Me

Veseli i Big Brother 8 në Dance With Me

Si shpëtoi filmi “Kapedani” sepse “shoku Enver qeshi”

Si shpëtoi filmi “Kapedani” sepse “shoku Enver qeshi”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA