Slovak Telekom, pjesë Deutsche Telekom AG, vazhdon të jetë një nga operatorët më kompetitivi në tregun e shërbimeve inovative televizive.
Sipas Zive, shërbimi Magio Go Premium i Slovak Telekom tashmë përbëhet nga 50 kanale me shtimin e France 24, Sport 1, Sport 2, Nova Sport, Jim Jam, Nickelodeon, Minimax, Disney, Megamax, FilmBox, AXN, AMC, Spectrum, Spectrum Home dhe TV Paprika në line-up.
Paketa Magio Go Premium ka një kosto prej €5.99 në muaj për çdo abonent, ndërsa paketa bazë Magio Go, që përmban 12 kanale, ka një kosto prej €3.99 në muaj.
Shërbimet Mobile TV ofrohen gjithashtu në Sllovaki nga UPC (Horizon Go), Orange, Antik Telekom dhe Swan, si dhe Satro që pritet të hyj së shpejti në këtë treg.
Së fundmi Telekom Albania është prezente edhe në Shqipëri dhe mendohet se një nga shërbimet që do të ofrojë kompania do të jetë edhe Mobile TV.