Suksesi i telenovelës turke “Kara Sevda” (Dashuri e Pafund) ka pushtuar edhe ekranin e teleshikuesve në Greqi.
Telenovela, e cila ka filluar të transmetohet në kanalin grek Mega TV, me pëlqimin e lartë që mori është bërë telenovela më e shikuar në vend.
Telenovela e regjisores Hilal Saral, me aktorë protagonist Burak Ozçivit dhe Neslihan Atagul, mori pëlqimin e madh të teleshikuesve grek me historinë dhe aktorët. Me episodin e fundit të transmetuar kanali arriti një rating 24% të shikueshmërisë së përgjithshme, ndërsa nga shtatori do të vazhdohet me transmetimin e pjesëve të reja të kësaj telenovele.