Telesport siguron të drejtat e La Liga

Agjensia Ruse e marketingut Telesport ka siguruar të drejtat e La Ligas spanjolle. Sipas vetë Telesport, marrëveshja është arrirë me kushtin e një bashkëpunimi afatgjatë i cili mund të jetë më tepër se dy vite.

Ndërkohë në koferencën për shtyp të realizuar nga ana e Telesport, drejtuesit nuk bënë të ditur se sa ishte kostoja e sigurimit të ekskluzivizetit. Shuma e paguar mund të jetë 5-10 milion dollar sipas disa burimeve.

Telesport do i dedikohet edhe punës në bashkëpunim me median sociale ruse Vkontakte për të pajisur kanalin e saj në këtë platformë me të drjetat kryesore të La Liga në fundjavë.

Telesport drejtohet nga Petr Makarenko, drejtues i Unionit të Futbollit në Rusi./ima/

REKLAMA
loading...

1 Koment

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.