Së fundmi, situata mes Turqisë dhe Greqisë është tensionuar shumë. Përpos asaj që ka ndodhur mes dy vendeve të Mesdheut, edhe një situatë tjetër aspak normale ka tërhequr vëmendjen.
Agjencia e lajmeve “Anadolu Ajansi” në mes të kësaj përplasjeje ka transmetuar pamjet e presidentit Erdogan me titra greke.
“Hajdeni, të gjitha vendet e Mesdheut të bashkohen dhe të gjejnë një formulë të pranueshme për dicka që do të mbrojë të drejtat e të gjithëve”, shkruan media turke, duke bërë titra në gjuhën greke.

Kjo ngjarje ka habitur opinionin publik dhe nuk dihet se përse media e njohur turke ka vepruar në të tillë mënyrë.








