Meghan Markle ka zbuluar me lot në sy se stresi i jetës mbretërore e dërgoi drejt vetëvrasjes kur ishte pesë muaj shtatzënë me Archie. Në intervistën e dhënë për moderatoren e njohur Oprah Winfrey, ajo gjithashtu ka zbuluar se ka qënë Kate Middleton ajo që e bëri të qante para se të martohej me Harry-n.
Dukesha e Sussex i tha Oprah se ajo ‘nuk mund të lihej vetëm në atë periudhë‘ duke treguar se i ka rrëfyer, Harry-t se ‘nuk dëshironte të ishte më gjallë‘.
Çifti gjithashtu zbuloi se fëmija që pritet të vijë në jetë është një vajzë. Gjatë intervistës, ata akuzuan familjen Mbretëore për racizëm si dhe zbuluan përçarjen e thellë që ka shkaktuar ‘Megxit’ me Princin Charles dhe Princin William.