Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.
Policia bën me dije se është arrestuar një 34-vjeçar M. Ll., pasi për një periudhe kohore, ka përndjekur ish të dashurën e tij.
Tre të tjerë janë arrestuar për vjedhje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Xh. P., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2021, në rrugën ‘’Naim Frashëri” ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. B;
Ll., 34 vjeç, pasi për një periudhe kohore, ka përndjekur ish të dashurën e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Z., 59 vjeç dhe A. A., 45 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.








