U bënë vite që edhe në shqipëri Tetori të njihet si “muaji rozë”, i cili simbolizon muajin e sensibilizimit ndaj sëmundjes së rëndë të kancerit. Pjesë e nismës janë bërë padyshim edhe personazhe të televizionit pjesë e tyre edhe moderatorja e Ora News, Fiori Dardha.
Ajo ka ndarë një dedikim me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet e saj sociale ku bën thirrje që mos të neglizhojnë kontrollet për diagnostikimin në kohë të sëmundjes së rëndë duke zënë shembull nënën e saj e cila para një viti ia doli të mposhte këtë sëmundje.
Kjo foto eshte shkrepur ne nje dhome spitali 1 vit e gjysme me pare, ndersa statusin e meposhtem e kam shkruar vjet ne kete kohe! Keta jane syte e mamit tim! Shkelqimin e tyre nuk e veniti dot semundja. ❤ KUJDESUNI PER SHENDETIN TUAJ! E njoh mire kete dreq semundje! E di mire se si te rrenon, jo vetem fizikisht! E njoh vuajtjen qe te shkakton! E di se si ta turbullon jeten! E di se si te shembet bota! Kam mesuar permendesh ekzaminimet, protokollin e mjekimit, llojet e kimioterapise, seancat e radioterapise, intensitetin e dhimbjeve, pafuqine qe ndjen gjate terapise, stresin qe perjeton! Njoh “shijen” e loteve qe shkakton kjo DREQ semundje! Kur e ke ne shtepi nuk eshte me semundje e nje personi, eshte vuajtje e gjithe familjes! Duhet force e madhe per te perballuar! Ta konstatosh ne kohe kancerin e gjirit eshte fitorja me e madhe! MOS I NEGLIZHONI KONTROLLET! Kujdesuni per jetet tuaja! TETORI eshte muajI i luftes ndaj kancerit te gjirit!
https://www.instagram.com/p/BZyxyaqnCcJ/









